Flash

Ministri Bushati flet për 'detin': Ne do kemi një marrëveshje disa herë më të drejtë se ajo e 2009-s

Lapsi.al 5 February 2018
Ministri Bushati flet për 'detin': Ne do kemi një

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati përmes një interpelance të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes nga një grup studentësh të ekselencës ka sqaruar njëherë e mirë deklaratat se Shqipëria do t’i falë Greqisë 12 milje det. Përpara studentëve, ai tha se Shqipëria do arrijë me çdo kusht një marrëveshje shumë herë më të mirë se ajo e 2009-ës me Greqinë. Ministri Bushati u ndal të sqarojë tre piketa të rëndësishme mbi të cilën siç tha mbështetet marrëveshja.

“Kemi një marrëveshje të shfuqizuar nga Kushtetuesja, pikërisht vendimi i kësaj gjykate është pikënisje dhe pika e parë për një marrëveshje të re. Për Shqipërinë dhe Greqinë burojnë disa të drejta e detyrime nga të drejtat ndërkombëtare. Pika e dytë e kontaktit tonë është e drejta ndërkombëtare. Së treti kemi legjislacion të brendshëm ku dy palët ulen në negociata e marrin për bazë edhe legjislacionin e brendshëm. Gjetja e një zgjidhje të arsyeshme do të jetë në interes të dy palëve. E për këtë kemi marrë tre lloj të ndryshme ekspertizash që kolauduan se çdo marrëveshje e re do të duhet dhe do të jetë më e mirë se ajo e arritur në 2009 për shkak të gabimeve trashanike që bëri qeveria Berisha. Në 2009 qeveria Berisha ka ndjekur një metodë të baraslargësisë. Ne duam që të ndjekim me përpikmëri vendimmarrjen duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne do kemi një marrëveshje disa herë më të drejtë se ajo e 2009. Nga ana tjetër Greqia do lidhë një marrëveshje që të mund ta zbatojë në praktikë”, - sqaroi ministri.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI