Flash

Përmbyten sërish banorët e Vlorës, në disa fshatra niveli i uji shkon në 2 metra

Lapsi.al 5 February 2018
Përmbyten sërish banorët e Vlorës, në disa fshatra

Pas përmbytjeve të shumta fundvitin e kaluar në fshatrat e Vlorës dhe Fierit, rikthehen sërish reshjet dhe përmbytjet. Kështu, kanë mjaftuar dy ditë reshje në territorin shqiptar për t’i zhytyr sërish nën ujë shumë banorë të fshatrave të Vlorës.

Situata paraqitet problematike në fshatrat Novoselë e Fitore në Vlorë, aty ku niveli i ujit ka arritur në rreth 2 metra lartësi. Të gjitha katet e para të banesave janë pushtuar totalisht nga uji. Ndërkohë, këtë të hënë situata është përmirësuar dhe aktualisht pellgu Levan- Ura e Mifolit- Vlorë ka regjistruar një rënie të nivelit të ujit.

Ndërkohë Forcat e Armatosura ndodhen në terren me rreth 150 forca që ndodhen në Levan, Ferras e Novoselë. Aktualisht në Novoselë situata mbetet problematike, ku vetëm dje u evakuuan rreth 70 familje. Një kontingjent i Forcave të Armatosura, i pajisur me dy pompa thithëse ndodhet aktualisht në fshatin Darëzezë, aty ku pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë kësaj të hëne.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI