Flash

Ndalen reshjet, fshatrat e Vlorës ende nën ujë mëngjesin e të hënës

Lapsi.al 5 February 2018
Ndalen reshjet, fshatrat e Vlorës ende nën ujë mëngjesin e

Për këtë të hënë është parashikuar një ditë pa reshje shiu, ndaj pritet një tërheqje e Vjosës dhe rikthimi i lumit në shtrat. Megjithatë situata vazhdon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të shiut, që përfshinë jugun e vendit në fundjavë

Situata më e vështirë ka qenë në fshatrat Fitore dhe Novoselë, pasi rrugët janë të bllokuara dhe shumë shtëpi janë ende nën ujë. Prezenca e ujit në banesa arrin në 1.5 metra në fshatin Fitore, ndërsa gjatë mbrëmjes së kaluar forcat e armatosura kanë evakuuar 80 familje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, situata ka rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan - Ura e Mifolit- Novoselë. Një kontigjent me ushtarë dhe dy pompa thithëse uji janë nisur për në fshatin Darëzezë, pasi këtu pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë ditës së sotme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI