Flash

Të dënuarit shqiptarë preferojnë burgjet angleze, dështon marrëveshja për deportim

Lapsi.al 5 February 2018
Të dënuarit shqiptarë preferojnë burgjet angleze,

Qindra te burgosur shqiptarë, që janë në burgjet e mbipopulluara të Anglisë e që duhet të ishin kthyer tashmë në vendin e tyre pas një pakti mes dy shteteve vazhdojnë të jenë ende pas hekurave.

The Sun shkruan sot se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 duhej të shpëtonte taksapaguesit angleze me së paku 2.5 milionë paund dhe fillimisht do transferonte më shumë se 100 të burgosur shqiptarë, por media angleze raporton se vetëm 23 prej tyre janë kthyer.

Shumë prej tyre e kanë kundërshtuar transferimin, duke iu referuar të drejtave të njeriut. Ata pretendojne se duhet te qëndrojnë ne Angli pavarësisht se kanë mashtruar në emër të azilit, duke u hequr sikur janë refugjatë kosovarë.

“Shifrat e fundit regojnë se janë 716 të burgosur shqiptare në Britaninë e Madhe, shumë prej tyre të dënuar për vrasje, përdhunim dhe shpërndarje droge kanë dënime afatgjata”- shkruan media britanike.

Ajo i referohet edhe një bisede mes zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë që diskutuan për këtë problem me homologët e tyre në Tiranë. “Qeveria britanike kërkon që më shumë të burgosur të huaj të kryejne dënimet e tyre në vendin e tyre. Do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë e tjera për të ndarë praktikat më të mira, për të përmirësuar standardet dhe për të shpëtuar paratë e taksapaguesve britanikë”- tha zyrtari britanik.

Në një postim në Facebook të Ambasadës ne Tiranë thuhet: “Gjykatësit, prokurorët dhe ekspertët britanikë dhe shqiptarë po kërkojnë mënyra të përmirësimit të Marrëveshjes për Transferimin e te burgosurve, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI