Flash

Opozita plan për protesta së shpejti, zbulohen dy datat e tubimeve të rradhës

Lapsi.al 5 February 2018
Opozita plan për protesta së shpejti, zbulohen dy datat e tubimeve

Për opozitën ky vit duket se do të jetë një vit  imbushur me protesta. Më hërët, opozita e bashkuar ka paralajmëruar se nuk do të ndalë protestat deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie antimafie. Ky ishte edhe refreni i protestës së 27 janar në bulevard.

Ndërkohë mësohet se opozita ka në plan të organizojë një tjetër protestë së shpejti. Sipas GSH.al, është në diskutim që protesta e radhës të zhvillohet më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha. Nga ana tjetër, protesta e fundit që sipas opozitës do të çojë në arritjen e qëllimit, largimin e qeverisë, pritet të jetë ajo e datës 22 mars, datë e cila përkon me 26-vjetorin e fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Gjithsesi, krerët e opozitës së bashkuar janë ende në diskutim për vendosjen e datave se kur do të rinisin protestat kundër qeverisë. Liderët e opozitës së bashkuar synojnë të tjera protesta masive me pjesëmarrjen edhe më të madhe se ajo e 27 janarit.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI