Flash

Rama i pakënaqur me 'PS-në e Tahirit', lëvizje në degën e Tiranës

Lapsi.al 3 February 2018
Rama i pakënaqur me 'PS-në e Tahirit', lëvizje në

Largimi i Saimir Tahirit nga strukturat e Partisë Socialiste ka ‘detyruar’ Ramës që të nisë ristrukturimin e degës së PS-së në Tiranë. Kryeministri ka bërë lëvizjet e para në kryeqytet, pasi është i pakënaqur me organizimin e strukturave.

Kështu, kryetari i Komisionit të ‘Ligjeve’ Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11, Rakip Suli largohet nga Lapraka, i caktohet Bashkia Kamëz, Klotilda Ferhati shkon në njësinë 3, në vend të Xhaçkës, e cila është drejtuese politike në Dibër. Deputeti Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon tek njësia numër 4 në vend të Gjylametit, e cila është kryetarja e degës së PS në kryeqytet.

Sipas Report Tv, Rama ka shprehur pakënaqësi pasi investimet e bëra nuk na përputhen me votat. “Investimet nuk na përputhen me votat. Nëse hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë si në 2011” - mësohet të jetë shprehur Rama. Vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa PS ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti në të gjithë vendin me organizimin e strukturave.

Të këshilluara

Sot 1 vit nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur më 3 shkurt tw vitit qw shkoj në moshën 85 vjeçare. Agolli vuante prej kohësh nga një së...

11:03

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI