Flash

Marrëveshja për detin me Greqinë, sot protestë përpara Kryeministrisë

Lapsi.al 3 February 2018
Marrëveshja për detin me Greqinë, sot protestë përpara

Aktivistë të shoqërisë civile kanë thirrur sot një protestë në orën 11:00 para godinës së Kryeministrisë për të kundërshtuar faljen e 12 milje det Greqisë. Protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale menjëherë pasi ministri grek i Jashtëm deklaroi se nga negociatat mes homologun shqiptar Ditmir Bushati, hapësira detare e Greqisë do të rritej me 12 milje.

“Duke parë reagimet tuaja në lidhje me lajmin se Qeveria e Shqipërisë i ka falur 12 milje në det Greqisë, e konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, për mediat greke, vendosëm:

Të therrasim një protestë ditën e shtunë, me datë 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

Kujdes! Protestë pa dallime politike. E përbërë vetëm nga ata që e duan me zemër e shpirt atdheun tonë. Mikrofoni i hapur për të gjithë. Protestë popullore, pa lider.

Unë edhe i vetëm do jem aty, sepse do t’a mbrojmë territorin e Shqipërisë në çdo cep, me çdo kusht dhe në çdo kohë.

Nëse je patriot, të lutem shpërndaje këtë status dhe fto sa më shumë shqiptare. Aty, të gjithë bashkë, do të vendosim për mjetet që do të përdorim për anullimin e kësaj marrëveshje.

Mos harroni se cfarë ka thënë Ismail Qemali: “Ne nuk do të pranojmë asnjë të keqe për vendin tone, as të madhe, as të vogël”, thuhet në një prej postimeve të rrjetet sociale të organizatorëve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI