Flash

Berisha ‘zbulon mashtrimin e dyfishtë anti-kombëtar' të Ramës dhe sulmon ashpër Xhorxh Soros  

Lapsi.al 2 February 2018
Berisha ‘zbulon mashtrimin e dyfishtë anti-kombëtar'

Sali Berisha deklaroi se Edi Rama i mashtroi dyfish shqiptarët mbrëmë me deklaratën lidhur me votën kundër SHBA-ve në OKB, ku SHBA kërkonte që Jeruzalemi të njihej si kryeqytet i Izraelit.

Sipas Berishës, edhe pse Rama u shpreh se askush nuk i kishte kërkuar të votonte krah SHBA-ve në OKB, kjo është gënjeshtër. Ish-kryeminsitri kujton kërkesën e ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, që vendet mike të shtetit që përfaqëson të votojnë krah saj për njohjen e Jeruzalemit.

Mashtrimi i dytë i Ramës, sipas Berishës, është se ai zgjodhi të mbante qëndrimin zyrtar të BE-së për këtë çështje. Ish-kryeministri sqaron se vendet e BE-së ishin të lira të votonin të pavarura mbi këtë vendim. Por, sipas tij, Rama zgjodhi të dëgjonte kërkesën e Turqisë për të votuar kundër. Berisha shkruan në Facebook se edhe pse Turqia është vend mik, zëvendësimi i SHBA-ve me Turqinë në politikën e sigurisë kombëtare është fatale. SHBA-të janë të pazëvendësueshme.

Berisha shpërthen në akuza edhe për miliarderin Xhorxh Soros.

“Kerkesen per te votuar kunder SHBA ne OKB Rames is ka bere mentori i tij Xhorxh Soros, kryespekullanti i botes, nje armik i betuar i demokracise ne Shqiperi dhe presidentit Trump, njeriu qe pagoi Edi Ramen te deklaroje ne mediat e medha amerikane se kandidati Donald Trump eshte turpi i qyteterimit dhe se ne raste fitoreje te tij Rama do te prishte marredhenier me SHBA.”

©LAPSI.AL 

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

Pse neobllokmenet Rama dhe Ditziu i tije hodhen ne koshe letren e ambasadores se SHBA ne OKB Nikki Haley.

Te dashur miq, Edi Rama mashtroi paturpesisht dyfish shqiptaret mbreme kur deklaroi lidhur me voten e tij te pabese dhe ne kundershtim me interesin kombetar kunder SHBA ne OKB.

Ai deklaro se nuk i kishte kerkuar asnjeri (nga pala amerikane) qe te votonte kunder rezolutes dhe se ai votoi ne perputhje me direktiven e BE.

Lidhur me kete mashtrim skandaloz sqarojme sa vijon:

Kerkesen per te votuar kunder rezolutes qe denonte vendimin sovran te Kongresit dhe Presidentit te SHBA e ka paraqitur zyrtarisht qeveria e SHBA me nje leter zyrtare te amabasadores se SHBA ne OKB, Nikki Haley drejtuar perfaqesuesve te vendeve mike ne OKB, nder to edhe Shqiperise tre dite pra votimit te rezolutes. Ndaj Rama genjen kur thote nuk na kerkoi asnjeri qe te votojme kunder saj.

Keshtu qe, edhe ne rast se ambasadori Lu vertet nuk i ka kerkuar Rames apo Ditzi Bushatit, per arsye te cuditshme por qe ai i di vete, qe te votojne kunder rezolutes apo te abstenojne, e sigurte njeqind perqind eshte se ambasadorja Nikki Haley, e cila ne hierarkine e administrates se SHBA eshte ne rang anetareje kabineti, e ka bere kete me nje leter zyrtare, te cilen Rama dhe Ditziu i tij e hodhen ne kosh te plehrave.

Kjo dyshe antikombetare, ne nje akt pabesie dhe duke shkelmuar interesin kombetar, vendosen te votojne kunder vendit qe ka luajtur rol percakues ne bllokimin e projekteve te Fuqive te Medha te viteve 1920 per coptimin dhe zhdukjen e Shqiperise nga harta e Europes dhe çlirimin e Kosoves nga pushtuesit barbar serb vitin e fundit te shekullit qe kaloi dhe pavaresimin e mevonshem te saj.

Se dyti, Rama mashtroi pafytyresisht kur deklaroi se ne votuam sipas percaktimit te BE. E verteta eshte se pese vende te BE votuan kunder rezolutes çka deshmon se absolutisht nuk kishte asnje vendim te BE per te votuar kunder SHBA dhe pro rezolutes. BE ne kete votim e kishte lene qe vendet anetare te votonin te pavarura ne perputhje me interesin e tyre kombetar. Vendi i vetem qe i kishte kerkuar Rames qe te votohej kunder SHBA eshte Turqia por theksoj se, pavaresisht nga marredheniet miqesore qe Shqiperia ka dhe duhet te zhvilloje me Turqine, zevendesimi i SHBA me Turqine ne politiken e sigurise kombetare eshte fatale.

Kerkesen per te votuar kunder SHBA ne OKB Rames is ka bere mentori i tij Xhorxh Soros, kryespekullanti i botes, nje armik i betuar i demokracise ne Shqiperi dhe presidentit Trump, njeriu qe pagoi Edi Ramen te deklaroje ne mediat e medha amerikane se kandidati Donald Trump eshte turpi i qyteterimit dhe se ne raste fitoreje te tij Rama do te prishte marredhenier me SHBA.

Te dashur miq, 27 janari, protesta me e fuqishme ne 100 diteshin e qeverise se narkoshtetit deshmoi revolten mbare qytetare edhe ndaj qendrimit te pabese dhene ne kundershtim me interesin kombetar ndaj SHBA te dyshes se neo-bllokmeneve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati! sb

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI