Flash

'Çështja çame', deklaratat e Ramës alarmojnë mediat greke (FOTO)

Lapsi.al 2 February 2018
'Çështja çame', deklaratat e Ramës

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për çështjen çame, teksa ishte në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus, kanë marrë një vëmendje të madhe nga mediat greke. Në tituj dominon ajo që tha Rama se çështja çame është diskutuar në tryezën e bisedimeve me Greqinë, por se ministri Nikos Kotzias, ndoshta nuk e ka dëgjuar, si dhe propozimi për të ndërtuar një përkujtimore në Greqi për nder të çamëve të masakruar. Sipas mediave te vendit fqinj kryeministri shqiptar ka përgënjeshtruar ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias i cili kishte thene se ceshtja çame nuk ekziston. Më poshtë po rendisim disa prej titujve të mediave greke kryesore për këtë çështje.

Protothema

Rama: Cështja çame është një problem me Greqinë. Kotzias nuk dëgjoi mirë

Tribune.gr

Edi Rama ushqen me bar shqiptarët për çamët, pasi i nënshkruan të gjitha. Bravo Edi!

iEfimerida.gr

Edi Rama: Nuk kemi pretendime territoriale, por çamët duan një memorial përkujtues

Eleftheros Typos

‘Bomba’ Rama: Diskutojmë çështjen çame. Duam memorial në Epir

Kathimerini

Rama: Kotzias e ka dëgjuar gabim. Diskutim problematik negociatat me çamët

Të këshilluara

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

  Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Nishit. Ai u qëllua me letra ku ishte...

18:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI