Flash

FOTOT/ Urgjenca e QSUT, të sëmurët dergjen korridoreve në pritje të mjekimit

Lapsi.al 2 February 2018
FOTOT/ Urgjenca e QSUT, të sëmurët dergjen korridoreve në

Pacientët që paraqiten për mjekim në Urgjencën e Qendrës Universitare Spitalore janë të detyruar të presin shtrirë nëpër korridoret e spitalit për t’u trajtuar. Në disa foto që publikon Lapsi.al duket mjerimi i një ditë të zakonshme pune në Urgjencën e QSUT, me të sëmurë që dergjen korridoreve dhe që marrin ndihmë, kryesisht nga të afërmit e tyre.

Në urgjencë mungojnë dhomat për shtrimin e të sëmurëve dhe që për momentin janë mbushur me pacientë që vuajnë nga zemra.

Numri i vogël i mjekëve në dispozicion, vetëm tre vetë mbrëmjen e kësaj të premteje, e bën të pamundur përballimin e fluksit.

Pak muaj më parë, mjekët e Urgjencës në QSUT iu drejtuan publikisht qeverisë dhe opinionit publik me një letër ku kërcënonin me braktisje nga puna nëse situata nuk ndryshonte.

Ajo që ndryshoi ishte vetëm propaganda e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dhe kryeministrit Edi rama, sepse siç duket nga fotot, situata e të sëmurëve, mbetet e njëjtë.

Të këshilluara

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

  Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Nishit. Ai u qëllua me letra ku ishte...

18:46

Credins Bank, rritja befasuese në 15 vjet

Nga Maltin Korkuti* Në 2017, Credins bank ka shumë arsye për të qenë krenare. Jemi sot banka e dytë në vend për kredidhënie dhe kemi konsolidur pozicionin to...

15:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI