Flash

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

Lapsi.al 2 February 2018
Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

 

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Nishit. Ai u qëllua me letra ku ishte fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin. Agresoi ishte Dragan Kristic,  Kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriu “Clamp. Teksa po e qëllonte me letra ai ka bërtitur duke thënë fjalët: “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”.

Sigurimi e ka larguar nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar para ndërtesës së Universitetit. Takimi në Universitetin e Nishit ishte organizuar nga klubi serbo-amerikan i miqësisë. Ambasadori Scott në ligjëratën e vet ka vlerësuar se janë të pavërteta mitet mbi Amerikën të cilat i paraqesin tabloidet në Serbi, ato janë shpeshtuar aq shumë sa që populli serb po iu beson atyre.

“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë budallallëqe”, ka deklaruar Scott pas vizitës së Fakultetit të Elektronikës në Nish.

Të këshilluara

Credins Bank, rritja befasuese në 15 vjet

Nga Maltin Korkuti* Në 2017, Credins bank ka shumë arsye për të qenë krenare. Jemi sot banka e dytë në vend për kredidhënie dhe kemi konsolidur pozicionin to...

15:50

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI