Flash

Detajet/ 4 arsyet pse Mario Meshini qëndron akoma prapa hekurave për vrasjen e Devi Kasmit

Lapsi.al 2 February 2018
Detajet/ 4 arsyet pse Mario Meshini qëndron akoma prapa hekurave për

Mario Meshini po qëndron ende prapa hekurave edhe pse vrasësi i Devi Kasmit, ish-efektivi i forcave special Greke, Efthimiu Efthimias, u arrestua ditën e sotme në Tiranë.

Sipas prokurorit të çështjes, dyshohet se Meshini ka bashkëpunuar me grekun në vrasjen e Kasmit.

Ndërsa i riu mohon akuzat në dosjen e prokurorisë, nga rrëfimet e dëshmitarëve rezulton e provuar që i dyshuari Meshini ishte nën shoqërinë e Kasmit kur këtë të fundit e qëlluan për vdekje me pesë plumba.

Prokurori thekson se në provat filmike Meshini shfaqet me dorën drejtuar viktimës, duke ngritur dyshime se edhe ai mund të ketë qëlluar në drejtim të mikut të tij.

Për këtë arsye, ndaj 25-vjeçarit është ngritur dhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Por nëse ai ka qëlluar ose jo në drejtim të 42-vjeçarit, kjo do të vërtetohet nga rezultatet e laboratorit kriminalistik, ku janë dërguar dy armët e gjetura.

Pozitën e Meshinit në krim e kompromentuan, jo vetëm thëniet kontradiktore dhënë para hetuesve, por edhe fakti se pas krimit 25-vjeçari nuk shkoi në polici të kallëzonte ngjarjen, por doli të darkonte me të njohur, shkruan Balkanëeb. Ndaj për të gjitha këto ai është kyçur të paktën për momentin prapa hekurave.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Credins Bank, rritja befasuese në 15 vjet

Nga Maltin Korkuti* Në 2017, Credins bank ka shumë arsye për të qenë krenare. Jemi sot banka e dytë në vend për kredidhënie dhe kemi konsolidur pozicionin to...

15:50

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI