Flash

LSI mbron Dashamir Xhikën, Monika Kryemadhi e quan “djalë serioz”

Lapsi.al 2 February 2018
LSI mbron Dashamir Xhikën, Monika Kryemadhi e quan “djalë

Pak orë pas arrestimit, LSI ka mbrojtur Dashamir Xhikën, ish drejtorin e Autoritetit Rrugor, që akuzohet për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan.

Në emisionin Java në RTSH, Monika Kryemadhi deklaroi se arrestimi i Xhikës është politik dhe i organizuar nga mazhoranca.

“Arrestimi i djeshëm është një arrestim politik. Dashamir Xhika është kryetar i LSI në Elbasan. Ai është arrestuar nga një prokurore që e ka dosjen prej 3 vitesh, mbas 3 vjetëve, unë s’kam parë të mbahet një dosje 3 vite. Kjo do të thotë që ka bërë shantazh.

Presion politik që ushtron Taulant Balla me Qazim Sejdinin ndaj LSI-së në Elbasan. Akuzohet Dashamir Xhika për një tender të 2008-ës kur nuk kishte lidhje as me PS as me PD.

Dashamir Xhika është djalë shumë serioz, do përballet me drejtësinë e Edi Ramës dhe do ta fitojë. Do tu përgjigjet atyre që e kanë sajuar, sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai”, deklaroi Kryemadhi.

Prokuroria dyshon se Xhika dhe të arrestuarit e tjerë kanë shpërdoruar detyrën, apo kanë vjedhur gjatë tenderimit të rrugës Elbasan-Gjinar dhe rehabilitimit të këtij aksi rrugor.

Përveç Andi Tomës, ish-drejtor i përgjithshëm nga 2008 deri më 2013 dhe pasuesit të tij Dashamir Xhika, që e drejtoi autoritetin rrugor deri në vitin 2017, janë arrestuar edhe administratori i punimeve, Rexhep Tarba dhe dy adminiëstratorët e firmës që duhet të kishte kryer punimet, Kujtim Hysa dhe Agron Hysa.

Të këshilluara

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

  Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Nishit. Ai u qëllua me letra ku ishte...

18:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI