Flash

Sot 1 vit nga vdekja e Dritëro Agollit

Lapsi.al 3 February 2018
Sot 1 vit nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur më 3 shkurt tw vitit qw shkoj në moshën 85 vjeçare.

Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.

Veprat e autorit të madh shqiptar, që lindi me 13 tetor të vitit 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.

I paharrueshëm është edhe romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Vepra e fundit e tij është libri me poezi “Prit edhe pak”, i botuar vitin e kaluar, e të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes.

Pos krijimtarisë artistike, Agolli u mor edhe me politike, duke qenë një nga themeluesit dhe më pas deputet i Partisë Socialiste.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI