Flash

Gazetari serb tregon foton e vrasësit të Oliver Ivanoviçit: U pagua 40 mijë euro për atentatin

Lapsi.al 3 February 2018
Gazetari serb tregon foton e vrasësit të Oliver Ivanoviçit: U

Stefan Cvetkoviq, gazetar nga Serbia, ka publikuar disa fotografi për të cilat beson se ishin të personave të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Cvetkoviq deklaroi se sipas hulumtimit të përbashkët me gazetarë shqiptarë nga Kosova, personi në foto kishte ardhur në Kosovë me 12 janar dhe kishte përshkuar rrugën afër zyrave të Ivanoviqit rreth katërmbëdhjetë herë brenda asaj kohe.

I njëjti person e kishte lëshuar Kosovën një ditë pas ngjarjes.

Sipas informatave të siguruara nga terreni besohet se asnjë politikan në Kosovë e Serbi nuk është i përfshirë në këtë vrasje, duke shtuar se prapavija e vrasjes është kriminale.

Ky gazetar hulumtues thotë se për këtë vrasje ishin dhënë 40.000 euro.

Cvetkoviq përveç publikimit të personit të dyshuar si vrasës, ai ka publikuar edhe dy fotografi tjera për të cilët thotë se duhet hulumtuar për rolin e tyre.

Njëra, sipas asaj që shihet  në foto, duket të jetë person zyrtar i Institucioneve të Kosovës.

Sipas gazetarit Stefan Cvetkoviq  gjatë hulumtimit të tyre kishin siguruar qasje edhe në kamerat e qytetarëve privat. /Indeksonline/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI