Flash

Eni Vasili 'sulmon' Fevziun: Telenovelë turke, që vazhdon prej 20 vitesh me audiencë të paguar

Lapsi.al 3 February 2018
Eni Vasili 'sulmon' Fevziun: Telenovelë turke, që vazhdon

Dita e enjte është kthye në një luftë të vërtetë për audiencë në televizonet shqiptare. Këtë ditë pothuajse në të njëjtin fashorar transmetohen 5 emisione të ngjashme televizive; Opinion në Tv Klan, Të paekspozuarit në Top Channel, Real Story në Vizion Plus, Studio e Hapur në News24 dhe 360 gradë në Ora News.

Ndërkohë, një javë më parë, Blendi Fevziu tha se e vetmja frikë që ka lidhur me konkurrencën e ditës së enjte, është një telenovelë turke që transmetohet në Klan Plus. Nga ana tjetër, gazetarja Eni Vasili ka qenë e intervistuara e kësaj të shtune në Panorama Plus dhe e pyetur nëse i trembet kësaj telenovele sa i takon konkurrencës, tani që edhe ajo do të jetë në transmetim ditën e enjte, ajo është përgjigjur:

“Studio e Hapur është një program që konkurron mbi të gjitha me vetveten, duke qëndruar fanatike e misionit të gazetarit. Gjithçka tjetër është telenovelë turke, që vazhdon prej 20 vitesh. Kurbat e paguara të audiencës që vendosen nëpër tavolina kafenesh apo portale të ndryshme, nuk më shqetësojnë apo kompleksojnë”. - duke thumbuar edhe emisionin e Fevziut kështu, emision që ka po 20 vite në treg.

Me tej Vasili ka dhënë edhe tre arsye se përse publiku duket të zgjedhë “Studio e Hapur”:

“Paanësi, vërtetësi dhe shërbim i sinqertë e profesional ndaj të mirës së përbashkët”.

 

Të këshilluara

Sot 1 vit nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur më 3 shkurt tw vitit qw shkoj në moshën 85 vjeçare. Agolli vuante prej kohësh nga një së...

11:03

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI