Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Protestuesit e opozitës me autobuzë për në Tiranë, të dhënat e para për pjesëmarrjen (Foto)

Lapsi.al 27 January 2018
Protestuesit e opozitës me autobuzë për në Tiranë,

Ashtu si në protestat e tjera, edhe këtë herë protestuesë të shumtë nisen nga qytete të ndryshme të vendit për të ardhur në Tiranë. Ata janë grumbulluar në stacionet e autobuzve nga veriu n ëjugm pë të mbërritur në mesditë në kryeqytet, ku do të protestojnë kundër qeverisë Rama. Ndërkohë, raportohet se nga qarku Dibër janë nisur drejt Tiranës rreth 2500 persona e po kaq edhe nga Shkodra. Gjirokastra mësohet se janë nisur 4 autobusë me rreth 400 persona pa llogaritur mjetet private. Nga Saranda rreth 200 persona dhe 100 nga Delvina.

Nga Korça janë nisur rreth 2100 protestues të PD dhe 700 nga LSI. Rreth 2000 protestues janë nisur edhe nga Lezha. Raportimet nga Fieri flasin për rreth 3000 simpatizantë dhe qytetarë fierakë që janë nisur drejt Tiranës në protesetë. Ne dispozicion janë 25 autobusë në të gjithë bashkinë e Fierit, përfshirë njësitë administrative. Mësohet se do të ketë nisje nga disa pika si dhe nisje me mjete private.

[gallery columns="1" size="large" ids="269880,269881"]

 

Të këshilluara

Berisha lumë akuzash ndaj Romana Vlahutin

Sali Berisha artikuloi akuza të forta ndaj ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Berisha tha se ambasadorja nuk ka lënë rast pa sulmuar ...

22:36

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI