Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Berisha lumë akuzash ndaj Romana Vlahutin

Lapsi.al 26 January 2018
Berisha lumë akuzash ndaj Romana Vlahutin

Sali Berisha artikuloi akuza të forta ndaj ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Berisha tha se ambasadorja nuk ka lënë rast pa sulmuar opozitën dhe mbrojtur qeverinë.

“A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë ambasadoren e BE të shqiptojë fjalën kanabis?

Shqipërisë iu bë gjëma me kanabisin, dhe kjo ambasadore e BE nuk ka thënë asnjë fjalë.” – u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri vazhdoi duke përmendur përplasjen e Tom Doshit me Ilir Metën dhe zbuloi se çfarë bëri Vlahutin lidhur me këtë situatë.

“I ndodhi një ngaterrëse Tom Doshit me Ilir Metën dhe çfarë bëri kjo zonjë? I tha Trupit Diplomatik se Toma do kalojë te PD.”

Sali Berisha vazhdon me akuzat e rënda ndaj Vlahutin, kur lë të kuptojë se pasi Armando Prenga plagosi dy pjesëtarë të familjes Cani për një përplasje për prona, në Bruksel ishin informuar nga ambasadorja se kjo ngjarje ishte e inskenuar nga opozita.

“Armando Prenga shkoi dhe qëlloi tjetrin në derën e shtëpisë, tjetrin e qëlloi në komisariat, ndërsa në Bruksel i thuhet se këtë e nxiti opozita për të bllokuar reformën në drejtësi.”

Ish-kryeministri numëron edhe disa arsye pse nuk mund të heshtë ndaj sjelljes së Romana Vlahutin.

“Nëse përdoret pushteti i Komisionit Europian për të sulmuar opozitën, apo nëse çohet në zyrën e Obamës ky kryetrafikanti Sajmir Tahiri, atëherë mos ti themi ne këto...

Nëse nuk gjen rast pa sulmuar opozitën dhe mbron qeverinë, atëherë mos ti themi të vërtetat ne.

Nëse blihet metri katror 4700 euro, le të thotë gjithë Bota që nuk është korrupsion, unë do të them është korrupsion.” - u shpreh Sali Berisha në emisionin “Zonë e Lirë”. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

Moti për fundjavë, parashikohet...

Moti do të na surprizojë këtë fundjavë, pasi reshjet nuk duken në horizont dhe siç duket do të kemi vetëm diell. “Meteoalb” bën me dije se mëngjesi do të jetë p...

19:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI