Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kryeministri kanadez 'sfidon' Ramën me çorapet që kishte veshur në Davos (FOTO)

Lapsi.al 26 January 2018
Kryeministri kanadez 'sfidon' Ramën me çorapet që

Edi Rama nuk është lideri i vetëm që komentohet në takimet ndërkombëtare për veshjen, shpesh me atlete apo bluzë duke thyer protokollet. Kësaj here në forumin ekonomik të Davosit ka bërë më shumë përshtypje kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, i cili ka marrë vëmendjen e medias për shkak të corapeve të tij ngjjyrë lejla me rosa të verdha. Ndërkohë kësaj radhe kryeministri shqiptar kishte hequr dorë nga atletet e bardha. Ai ishte veshur me këpucë të zeza si shumica e kryetarëve të tjerë të shteteve. Por edhe Rama ka 'rekordet' e veta sa i përket corapeve. Kujtoni daljet e tij në 'Opinion' me corape të verdha, jeshile apo të kuqe në ndonjë rast tjetër. 

©LAPSI.al 

rama-3-1

26994293_2066882083329234_1548351854212433429_n (1)

26907521_2066882029995906_6841949188370377099_n

19961228_2066882176662558_717608807767530383_n-768x448

4892417F00000578-5312803-image-a-29_1516897177194

Të këshilluara

Moti për fundjavë, parashikohet...

Moti do të na surprizojë këtë fundjavë, pasi reshjet nuk duken në horizont dhe siç duket do të kemi vetëm diell. “Meteoalb” bën me dije se mëngjesi do të jetë p...

19:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI