Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Deklarata e fortë e Arben Ristanit: Ish-ministri Tahiri ka tentuar vetëvrasjen

Lapsi.al 27 January 2018
Deklarata e fortë e Arben Ristanit: Ish-ministri Tahiri ka tentuar

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, foli mbrëmjen e djeshme për protestën e opozitës para kryeministrisë. Ai tha se me LSI janë në një bashkëpunim opozitar dhe jo në një ndarje pushteti. Sipas tij, të bashkohesh kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij, që është e keqja e madhe që kemi përpara, nuk ka asgjë të keqe. Po ashtu, Ristani në studion e syri.net foli edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke u shprehur se ai është shëmbëlltyra e Rilindjes dhe çështja e hetimit të tij nuk është si ato që mund të mbyllen duke thënë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat.

“Ata erdhën duke uzurpuar dhe zhbërë policinë e shtetit, sollën të gjithë të larguarit, përfshi këtu edhe ata që ishin larguar nga vetë qeveritë e PS-së më parë, rikthyen në detyrë llumin e llumit, me një ministër pa përvojë, me një njeri që ka tentuar vetëvrasjen në rininë e tij. Droga nuk mbillej në Shqipëri pa shtruar rrugën më parë, që policia nuk do të luftonte fenomenin apo nuk do të kishte bashkëpunim me mafian italiane”, - tha Ristani.

Të këshilluara

Berisha lumë akuzash ndaj Romana Vlahutin

Sali Berisha artikuloi akuza të forta ndaj ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Berisha tha se ambasadorja nuk ka lënë rast pa sulmuar ...

22:36

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI