Flash

Këto janë 6 ushqimet që shkaktojnë inflamacion

Lapsi.al 7 July 2017
Këto janë 6 ushqimet që shkaktojnë inflamacion

Sëmundjet e zemrës, kanceri, alzaimeri dhe aknet janë thjesht disa nga pasojat e mundshme të inflamaciont të lartë të organizmit.

Sipas Nicholas Perricone, dermatololog dhe ekspert i ushqimit, trupat tanë varen nga inflamacioni për të luftuar plagët apo infeksionet. Por, kur inflamacioni bëhet kronik, “sistemi imunitar sulmon gabimisht qelizat e shëndosha dhe proçesi që normalisht duhet të jetë shërues bëhet shkatërrues.”

Si dhe me probleme të tjera të shëndetit, shkaktari kryesor është sasia e tepruar e sheqerit. Gjithashtu duhet të keni lexuar edhe në lidhje me ndikimin e bulmetit apo të ushqimeve të skuqura. Por, inflamacioni mund të shkaktohet nga një sërë ushqimesh të pafajshme. Në vijim do të gjeni gjashtë burime surprizuese, konsumimin e të cilave do të donit ta rimendonit.

1. Agave

Pavarësisht reputacionit që gëzon si ëmbëlsues i shëndetshëm, agave përmban sasi të larta të sheqerit me përbërje fruktoze në sasinë prej 90% të masës. “Sheqeri ndrydh aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, duke na bërë më të prirur drejt sëmundjeve infektive si edhe ndaj kancerit,” shpjegon Dr. Perricone. Për më tepër, sasia e tepruar e sheqerit mund të shkaktojë që fibrat e kolagjenit të humbin elasticitetin e tyre duke e bërë lëkurën “më vulnerabël ndaj dëmtimeve nga dielli, rrudhave dhe dehidratimit,” shton ai.

2. Kosi i ngrirë

Kosi i ngrirë ka dy shkaktarë potencialë të inflamacionit: sheqerin dhe bulmetin. Qumështi mund të shtojë nivelet e insulinës në gjak dhe të hormonit mashkullor dhe është shkaktar i zakonshëm i alergjive, që do të thotë se mund të nxisë reaksione inflamacioni. Por jo të gjithë kosët e ngrirë janë të njejtë, thotë Andrew Weil, drejtor i Qendrës për Mjekësi Integruese në Qendrën e Arizonës. “Disa kosë të ngrirë përmbajnë proteinën e qumështit kazeinë, që mund të përkeqësojë inflamacionin,” shpjegon ai. “Të tjera përmbajnë probiotikë të caktuar që në fakt mund të reduktojnë nivelet e inflamacionit në organizëm.”

3. Elbi dhe thekra

Këto drithëra të shëndetshme nuk shkaktojnë të njejtën ngritje të nivelit të sheqerit që në fakt është karakteristike e karbohidrateve, por mund të shkaktojnë inflamacion në disa njerëz. Pse? Përgjigjja është gluteni. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj glurenit dhe nëse vuani nga sëmundje celiake, konsumimi i thekrës dhe elbit mund të shkaktojë që indet të përjetojnë inflamacion. Bëni kujdes me konsumimin e këtyre drithërave, veçanërisht nëse ndiheni të lodhur apo keni dhembje të kyçeve, dy tregues të inflamacionit të organizmit.

4. Seitan

Ka shumë mundësi që ky gatim vegjetarian t’ju shijojë si pasojë e masës së përtypshme të ngjashme me mishin por ka një arsye pse quhet edhe “mish gruri.” Përbëhet i gjithi nga gluteni i grurit. Kur bëhet fjalë për inflamacionin, gluteni “mund të nxisë sistemin imunitar të shkaktojë inflamacion në aparatin tretës,” shpjegon Melissa Wood, eksperte e ushqimit për Morrison Center në New York. Inflamacioni shfaqet në formën e fryrjes apo të vështirësisë për të tretur.

5. Kikirikët

Si edhe qumështi, kikirikët janë shkaktarë të alergjive dhe këto të fundit japin sinjale inflamatore ndërkohë që trupi përpiqet të luftojë këta agjentë të jashtëm. Kikirikët janë shkaktarë të mykut dhe kërpudhave, të cilat japin gjithashtu sinjale inflamatore në organizëm. Kështu që herën tjetër që do të doni të konsumoni kikirikë, provoni t’i zëvendësoni me bajame apo arrorë të tjerë.

6. Kombinimet e erëzave

Kombinimet e erëzave mund t’u japin një shije marramendëse gatimeve tuaja por zakonisht përmbajnë ngjyrues artificialë dhe sheqer. Për të arritur të njejtën shije pa përdorur këto erëza, bëni mirë të provoni një kombinim të specit, kripës së detit, piperit dhe uthullës së mollës të cilën mund ta përgatisni edhe vetë.

 

 

Të këshilluara

Kukullat Bratz në sfilatë (FOTO)

Viktor & Rolf janë të njohur për dizajnet e tyre avant-garde, por koleksioni i vjeshtë 2017, nuk kishte vetëm veshjet që prezantoheshin në pasarelë. Shtëp...

14:54

Myku në lëkurë, si të mbrohemi gjatë verës

Stina e nxehtë shton problemet e sëmundjeve mykotike të lëkurës. Për mjekët, “faji” është i klimës së nxehtë dhe të lagësht, që përbën një faktor risku për marr...

13:08

Ushqime të cilat na shëndoshin

Fatkeqësisht edhe ushqimet që mund të duken të shëndetshme, mund të shkaktojnë fryrje të sikletshme dhe gazra, dhe absolutisht nuk e duam diçka të tillë para se...

13:05

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI