Një breshkë e rrallë është kapur në Orikum të Vlorës. Breshka e quajtur “Fluturuese” dhe eshte një breshkë që jeton deri në 100 vite. Kjo lloj breshke ka raste që mund të peshjë edhe deri në 500 kg.
Sipas biologëve breshka është 20 vjeç dhe peshon rreth 10 kilogramë.
“Chelonia mydas” është emri i këtyre breshkave barngrënëse që mund jetojnë deri në 100 vite dhe të arrijnë deri në 500 kilogramë. Biologët pasi studiuan krijesën e rrallë e matrikulluan dhe e pajisën me një sinjal që do vijojë të mbajë nën vëzhgim zonat ku ajo noton.
Ky është rasti i dytë që në ujërat e Vlorës kapet një breshkë e tillë.