Flash

"Filozofikja", diçka e re vjen për herë të parë në Shqipëri

Lapsi.al 27 April 2017
"Filozofikja", diçka e re vjen për herë të

Qendra Rinore e Tiranës pati një aktivitet jo si të tjerët ditën e djeshme. Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri” promovoi volumin e parë të revistës “Filozofikja”. “Filozofikja” është revista e parë e karakterit filozofik në Shqipëri, e cila, sipas drejtuesit të qendrës, do të hedhë gurin e parë të themelit të një ndërtese shumë të lartë për filozofinë në vendin tonë.

  • Si u themelua qyteti mitik i Romës
  • Egjipti i Lashtë, qytetërimi dhe cfarë vjen nga ai deri në ditët e sotme
  • Mitologjia
  • Kush janë themeluesit nga ku ndërtohen të gjitha rrymat filozofike në mbarë botën
  • Psikologjia e ngjyrave dhe kinematografia filozofike

Këto janë disa prej temave që gjenden në këtë revistë, duke ofruar një optikë ndryshe nga ajo që haset shpesh në tekset e shkollave tona në lëndën e filozofisë e psikologjisë. Përpos tentativës për të qenë të parët në një terren jo komercal, si ai i filozofisë, ajo që “Filozofikja” ofron, është një qasje e re të të menduarit dhe vepruarit, duke mos e shikuar filozofinë vetëm si një “pronë” e intelektualëve apo mendimtarëve racionalë, por si një mënyrë jetëse për çdo person.

Drejtuesi i qendrës Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”, shprehet se këtë mënyrë të menduarit filozofik mundohet ta aplikojë në çdo aspekt të jetës së tij dhe anëtarëve të qendres. Ajo çka e bën të veçantë “Filozofiken” është fakti se është një revistë e shkruar nga persona vullnetarë dhe nuk ka qëllim përfitimin monetar, por trasmetimin e dijeve, u shpreh ditën e djeshme drejtuesi i Akropolit të Ri. Kështu, “Filozofikja” shndërrohet në një ftesë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një zinxhiri të lashtë dijesh.

Të këshilluara

Simboli i Tiranës në 12 pamje

Përgjatë tre viteve të fundit, Ivana Dervishi ka fotografuar pamje të objektit më karakteristik të Tiranës, Kullës së Sahatit     &n...

22:15

Efekti i fishekzarreve

Tirana në orën e ndërrimit të viteve 2016 2017. Foto Gent Shkullaku LSA ...

06:16

Mes plehrave

Foto e kryeministrit, Edi Rama ne mes te plehrave, lene nga perfaqesues te Aleances Kunder Importit te Plehrave, gjate nje proteste kunder ligjit per importin e...

16:03

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI