Flash

Këto janë ushqimet që rregullojnë metabolizmin

Lapsi.al 18 June 2017
Këto janë ushqimet që rregullojnë metabolizmin

Metabolizmi është procesi i shndërrimit te ushqimeve dhe pijeve që ne konsumojmë, në energji.

Çdonjëri mund të rrisë ritmin e rënies në peshë, duke fuqizuar ritmin e metabolizmit, por për të bërë këtë, duhet të konsumoni ushqime që aktivizojnë hormonet e duhura për të përshpejtuar këtë proces.

Hudhra – Hudhra përmban një antioksidant që quhet glutathione, që ndihmon mëlçinë në pastrimin e organizmit nga kimikatet që shpërqendrojnë ose ndërpresin formimin e hormoneve dhe ngadalësojnë metabolizmin. Mënyra më e mirë për të shtuar hudhrën në dietën tuaj është ta përzieni atë me ushqimet e përditshme.

Brokoli – Brokoli është i pasur me fibër dhe ujë. Kjo do të thotë që, nëse hani brokoli do të ndiheni të ngopur shpejt, dhe si rrjedhojë nuk do t’ju pushtojë dëshira e çmendur për të ngrënë pa fund. Përmbajtja e lartë e fibrës tek brokoli ndihmon yndyrnat të lëvizin më shpejt në sistemin tretës duke garantuar që organizmi të ketë më pak mundësi për të përthithur yndyrna me tepricë.

Frutat e mali – Frutat e pyllit si boronicat, manaferrat, mjedra përmbajnë një substancë të quajtur anthocianinë. Kjo përmbajtje i bën frutat e pyllit të kenë vlera të mëdha në përshpejtimin e metabolizmit në mënyrë që ju të humbni peshë me shpejt, por në mënyrë më të shëndetshme.

Fasulja – Fasulja e thata ndihmojnë metabolizmin tuaj të funksionojë në mënyrë efikase duke ngadalësuar ritmet e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

Drithërat e plota – Ushqimet me drithëra të plota, siç janë elbi apo tërshëra janë efikase në rënien në peshë, sepse ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt se ushqimet e tjera. Fibra në drithërat e plotë, mban në nivele të qëndrueshme insulinën duke ngadalësuar çlirimin e sheqerit në gjak.

Të këshilluara

Hiqni puçrrat brenda nate

Temperaturat e vogla i zvogëlojnë poret e lëkurës, duke e bërë të vështirë për to mbushjen e tyre. Gjithashtu, asnjëherë mos i prekni puçrrat me thonj, pasi që ...

15:58

5 Sekretet si të gjeni të dashur

1. Krijoni një ekuilibër me kohën që kaloni së bashku  Ju sapo keni krijuar një lidhje dhe dëshironi  të qëndroni gjatë gjithë kohës së bashku. Kjo...

15:05

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI