Flash

Si ta përdorni mjaltin dhe limonin për të trajtuar problemet e lëkurës

Lapsi.al 16 June 2017
Si ta përdorni mjaltin dhe limonin për të trajtuar problemet e

Efektet pozitive të mjaltit për lëkurën tanimë janë të njohura. Jo vetëm që hidraton lëkurën dhe fibrat kapilare në nivel qelizor, por mjalti gjithashtu qetëson lëkurat e ndjeshme. Falë veprimit të tij antioksidues si dhe pastron lëkurën dhe rigjeneron qelizat sipërfaqësore. Në një periudhë afatgjatë, mjalti parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.
Limoni përmban enzima pastruese dhe acidi citric ndihmon në zbardhjen e lëkurës dhe zvogëlimin e poreve. Ndërsa vaji esencial nga lëkura e tij ka veti antiseptike, rigjeneruese dhe antibakteriale.Më poshtë do të lexoni tre receta maskash magjike që trajtojnë 3 problemet më të zakonshme të fytyrës.
1. Trajton aknet
Përbërësit antibakteriale të limonit depërtojnë thellë në lëkurë për të eleminuar papastërtitë nga poret. Kombinuar me pak mjaltë, i njohur për vetitë antiseptike, aknet do të zhduken brenda një kohe të shkurtër. Kjo maske parandalon zhvillimin e baktereve përgjegjëse për daljen e puçrave.
HopingHealth rekomandon që të vendosni pak mjaltë në një gjysmë limon dhe me këtë të lyeni fytyrën disa herë në javë.
Limoni gjithashtu vepron si një eksfoliant duke larguar qelizat e vdekura nga lëkura.

2. Lufton hiperpigmentimin
Limonët janë gjithashtu të njohur për aftësitë e tyre zbardhuese.
Ajo që duhet të bëni është të aplikoni pak lëng limoni me një pambuk në atë zonë të lëkurës ku melanina është përqëndruar më shumë.
Provojeni këtë trajtim dy herë në ditë, për 10 deri në 15 minuta

3. Redukton shenjat e strijeve
Limonët janë një metodë popullore shumë e njohur për trajtimin e shenjave të strijeve për shkak të acidit alfa hidroksi (AHA) dhe vitaminës C. Kjo e fundit ndihmon në prodhimin e kolagjenit ! Mjafton të lyeni lëkurën me lëng limoni dhe strije do të zbehen.
Shënim: Kjo metodë vlen kur strijet janë në ngjyrë rozë, pra sapo po krijohen. Pasi strijet e bardha janë më të vështira për t;u trajtuar.

Të këshilluara

Trendi më i ri për rrobabanjo (foto)

Jemi zyrtarisht në sezonin e verës dhe vera nënkupton, plazh, diell, ditë të gjata, festival dhe shumë argëtim. Kështu, plot argëtim, firma e veshjeve Belove...

16:19

Si të dukeni si një franceze e vërtetë

E veçanta e bukurisë franceze është se duket si diçka e parëndësishme pamja e jashtme megjithëse është aq e bukur, por në fakt femrat aty kalojnë orë të tëra pa...

15:23

Si mund ta zgjedhim gjininë e bebes

Studimet tregojnë që gjasat që ju të keni vajzë apo djalë janë të trashëguara, që do të thotë se nëse babai ka shumë vëllezër gjasat janë më të mëdha që ai të k...

12:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI