Flash

Ju duket si shaka, por kjo shenjë paralajmëron ndarjen

Lapsi.al 14 June 2017
Ju duket si shaka, por kjo shenjë paralajmëron ndarjen

Lidhjet që duken të përsosura nuk janë gjithmonë të tilla. Shpeshherë mund të keni qenë dëshmitar të ndarjes së njerëzve, pavarësisht se e kanë dashur njëri-tjetrin me tërë thellësinë e zemrës.

Ekziston besimi se nëse partnerët vendosin të qëndrojnë së bashku, një fund i lumtur është i garantuar, por jo gjithmonë ndodh kështu në jetën reale. Thënë më shkurt, psikologët tregojnë se ekziston një shenjë të cilën shumica e çifteve e injorojnë, por e cila mund t’ju shpie drejt ndarjes nëse nuk i kushtoni aq shumë rëndësi.

Fjala është për qëllimet e papërputhshme.

“Karakteristikat e kundërta me njëri-tjetrin joshin më shumë” – me siguri se e keni dëgjuar këtë shprehje ndonjëherë. Por, jeta shpeshherë vendos ndryshe. Lidhja juaj mund të ketë qenë e përsosur kur të dy keni qenë duke studiuar në të njëjtin universitet, por, sapo të keni filluar të ndiqni karriera të ndryshme, ju gjithashtu keni filluar të shpenzoni më pak kohë së bashku.

Si rezultat i kësaj, ndjenjat tuaja fillojnë të ftohen. Plane dhe lumturi të përbashkët mund të ndërtoni vetëm nëse pikëpamjet tuaja në jetë përputhen. Normalisht është e pamundur ta gjeni një person, prioritetet e së cilit i përshtaten krejtësisht prioriteteve tuaja. Por, gjithsesi duhet të keni mendime të njëjta në tema si planifikimi familjar, ndarja e roleve brenda familjes, për edukimin e fëmijëve dhe vlerat morale, shkruan “Boa sot”. Nëse mendimet tuaja ndryshojnë në mënyrë radikale, atëherë mundësitë janë të mëdha se nuk mund ta shmangni ndarjen. Pra, shikojeni mirë partnerin dhe mendoni: a është me të vërtetë ky lloji i personit me të cilin dua ta ndërtojë një lidhje serioze?

Të këshilluara

Njihuni me motelin më të frikshëm në botë

Kjo mund të tingëllojë si histori e frikshme e shkruar në libra, por në fakt ‘Moteli Klloun’ është i vërtetë. Ai ndodhet në ish-qytetin minerar të Tonopah, Neva...

16:06

Kush tradhëton më shumë femrat apo meshkujt?

Çfarë mendoni, a tradhtojnë femrat më pak se meshkujt apo thjesht këtë gjë e bëjnë më mirë, andaj shumë rrallë ndodhë të zbulohen? Të gjithë e dimë që edhe f...

15:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI