Flash

Probleme me Gastritin?! Zgjidhja për ju (FOTO)

Lapsi.al 16 June 2017
Probleme me Gastritin?! Zgjidhja për ju (FOTO)

Dr. Redi Çapi, Mjek Gastroenterolog pranë Spitalit Amerikan

Papritur, pas disa vakteve mund të ndjeni dhembje apo një ndjenjë diskomforti në stomakun tuaj.

Ndoshta ushqimet që keni konsumuar nuk janë tretur mirë. Nëse kjo ndjenjë vazhdon për një kohë të gjatë dhe përsëritet vazhdimisht ju keni nevojë të këshilloheni me mjekun gastrohepatolog.

Gastriti është një inflamacion ose acarim i mukozës së stomakut dhe vjen si pasojë e shkaqeve të ndryshme. E përbashkët për të gjithë njerëzit me gastrit është dhimbja ose ndjenja e diskomfortit në pjesën e sipërme të barkut (abdomen), ndonjëherë e quajtur mostretje. Gastrit mund të jetë një sëmundje e shkurtër dhe e papritur (gastrit akut), ose një gjendje më e zgjatur (gastrit kronik), ose ndoshta si pjesë e një tjetër sëmundje mjekësore. Një shembull i gastritit akut është stomaku “I mërzitur”, e cila zakonisht ndodh pas përdorimit të alkoolit ose aspirinës. Helicobacter pylori është një lloj bakteri që infekton stomakun. Infeksioni nga ky bakter mund të çojë në gastrit kronik. Gastriti është një problem i përbashkët mjekësor. Deri në 10% e njerëzve që drejtohen në një Departament të Urgjencës në spital me dhimbje të barkut kanë gastrit Gastriti është i lidhur me medikamente të ndryshme, kushte mjekësore dhe kirurgjikale, gjendjen fizike, zakonet shoqërore, kimike, si dhe infeksionet.

 

Disa nga shkaqet më të zakonshme të gastritit:

• Acidet apo sodë kaustike

• Alkoolet e llojeve të ndryshme

• Gëlltitja e trupave të huaj (pineskat)

• Shkaqet mjekësore dhe kirurgjikale

• Stresi fizik

• Heqja e një pjese të stomakut

• Rrezatimi për trajtimin e kancerit

• Sëmundjet autoimune

• Anemi

• Të vjellat kronike

Infeksionet

• Tuberkulozi

• Sifilisi

• Infeksionet bakteriale; infeksioni H pylori është më i zakonshmi. Bakteret që zakonisht shkaktojnë pneumoni apo infeksione të fshikëzës urinare mund të shkaktojnë edhe gastrit.

• Infeksionet virale

• Infeksionet fungale (maja)

• Parazitët dhe krimbat

Cilat janë simptomat e gastritit?

Mukoza e stomakut mund të ekzaminohet me një endoskop, një tub i hollë me një kamer në fund të tij, i cili futet brenda në stomak perms gojës. Në ekzaminimin e stomakut mund të diagnostikohet gastriti, edhe kur nuk janë të pranishme simptomat. Njerëz me simptoma të rënda, mund të rezultojnë me ndryshime të vogla të mukozës së stomakut.

Njerëzit e moshuar në veçanti kanë gjasat më të larta të zhvillimit të dëmtimit, pa dhimbje stomaku. Ata mund të mos kenë simptoma fare (nuk kanë të përziera, të vjella, dhimbje), derisa bëjnë hemorragji të brendshme. Në njerëzit që kanë simptoma gastriti, dhimbja ose ndjenjë diskomforti në pjesën e sipërme të barkut është e zakonshme. Dhimbja është zakonisht në pjesën e sipërme qendrore të barkut ("gropë"e stomakut). Dhimbja e gastritit është e lokalizuar edhe në

pjesën e sipërme të barkut, nga ana e majtë, ndonjëherë me përhapje në shpine. Njerëzit shpesh përdorin termat djegie, dhembje, shpim, për të përshkruar dhimbjen. Zakonisht, një ndjenjë e paqartë diskomforti është e pranishme, por dhimbja mund të jetë e mprehtë,shpuese ose prerëse.

 

 

 

Simptoma të tjera të gastritit

Gromësirat zakonisht ose nuk e lirojnë dhimbjen ose e heqin vetëm për pak kohë.

Marrje mendsh dhe të vjella: të vjellat mund të jenë të pastra, të gjelbërta ose të verdha, me rrema gjaku, ose hemoragjike, në varësi nga shkalla e inflamacionit te stomakut.

Ndjesinë e fryrjes

Ndjenja e ngopjes apo djegie në pjesën e sipërme të barkut Në gastritet më të rënda, gjakderdhja mund të ndodhë brenda stomakut. Gjithashtu mund të hasen dhe simptomat e mëposhtme:

Zverdhje, djersitje, dhe rrahje të shpejta zemre

Vështirësi në frymëmarrje

Dhimbje gjoksi ose dhimbje të forta stomaku

Të vjella me gjak në sasi të mëdha

 

Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme. Vendimi juaj për të thirrur 042/357535 (Spitali Amerikan) ose shërbime të tjera emergjente për të kërkuar kujdes mjekësor do të bazohet në gjykimin tuaj se sa sëmurë ju ndiheni.

 

 

 

Të këshilluara

Trendi më i ri për rrobabanjo (foto)

Jemi zyrtarisht në sezonin e verës dhe vera nënkupton, plazh, diell, ditë të gjata, festival dhe shumë argëtim. Kështu, plot argëtim, firma e veshjeve Belove...

16:19

Si të dukeni si një franceze e vërtetë

E veçanta e bukurisë franceze është se duket si diçka e parëndësishme pamja e jashtme megjithëse është aq e bukur, por në fakt femrat aty kalojnë orë të tëra pa...

15:23

Si mund ta zgjedhim gjininë e bebes

Studimet tregojnë që gjasat që ju të keni vajzë apo djalë janë të trashëguara, që do të thotë se nëse babai ka shumë vëllezër gjasat janë më të mëdha që ai të k...

12:30

Njihuni me motelin më të frikshëm në botë

Kjo mund të tingëllojë si histori e frikshme e shkruar në libra, por në fakt ‘Moteli Klloun’ është i vërtetë. Ai ndodhet në ish-qytetin minerar të Tonopah, Neva...

16:06

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI