Flash

SULMI NË MANÇESTER, MBLIDHEN 25.000 PAUNDË PËR ENDACAKUN HERO

Lapsi.al 24 May 2017
SULMI NË MANÇESTER, MBLIDHEN 25.000 PAUNDË PËR ENDACAKUN

Një faqe e ngritur për të mbledhur para për një person të pastrehë, i cili nxitoi të hynte brenda “Manchester Arena” për të ndihmuar viktimat e sulmit terrorist, ka mbledhur më shumë se 25.000 paundë në vetëm disa orë.

33-vjeçari Chris Parker u quajt “një hero i vërtetë”, pasi tregoi mënyrën sesi mbajti një grua që po i vdiste në krahë, pas shpërthimit të bombës mbrëmjen e së hënës.

Endacaku tha se ishte jashtë vendit ku mbahej koncerti duke pritur që t’u kërkonte njerëzve qindarka, pasi të largoheshin nga koncerti i Ariana Grande.

Ai u rrëzua në dysheme nga forca e shpërthimit, por u kthye brenda në ndërtesë për të ndihmuar viktimat.

Një anëtar, Michael Johns, krijoi një faqe “Gofundme” pasi dëgjoi Parker të fliste për përvojën e tij të sulmit, i cili arriti objektivin e tij fillestar prej 1.000 dollarë brenda disa minutave.

Johns tha: “Si shumë të tjerë, unë kam qenë i tronditur nga lajmet nga Manchester. Ndër detajet e trishtueshme më ka prekur një histori dhe më detyroi të bëja një përpjekje për të ndihmuar një nga personat më të cënueshëm në shoqëri, që tregoi altruizëm dhe guxim”.

Rreth 300 vetë dhuruan para brenda orës së parë, së bashku me mesazhet e mbështetjes. Më pak se 24 orë më vonë, numri i donatorëve ishte rritur në 2,200, duke arritur gjithsej një shumë prej 25,000 paundë.

“Unë shpresoj të kontaktoj me Chris, kështu që ai mund të kuptojë vërtetë nivelin e mirënjohjes që ndiejmë ndaj tij, si një komb”, tha Parker.

Paratë e mbledhura do të shkojnë për sigurimin e një akomodimi për Parker, qoftë të përhershëm apo të përkohshëm.

Një donatore, Shorna Gumbley, shkruan: “Ju jeni një hero dhe e mbushni zemrën time me shpresë për njerëzimin”.

Një tjetër donatore, Jessica Tunley, tha: “Tmerret që keni parë nuk mund të fshihen. Guximi dhe dhembshuria juaj kurrë nuk do të zvogëlohen. Faleminderit, Chris. “

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI