Flash

Një lindje e bebes 'me këmishë' që ndodh 1 në 80.000 mijë raste (Video)

Lapsi.al 22 May 2017
Një lindje e bebes 'me këmishë' që ndodh 1 në

Kjo video unike tregon se çfarë ndodh në të vërtetë kur një fëmijë “lind me këmishë”. Momenti është i mrekullueshëm dhe i rrallë. Ajo që ne e quajmë “lindje me këmishë” është një fenomen i jashtëzakonshëm që ndodh kur fëmija lind së bashku me qesen amniotike si një tullumbace e mbushur me ujë, që zakonisht shpërthen tek shtatzënat para lindjes. Kjo qese e mbron fëmijën nga lëngjet, si edhe nga presioni e kontraktimet e forta të mitrës.

Një lindje e tillë, sipas mjekëve, ndodh vetëm një në çdo 80.000 lindje. Ky moment që shikoni në këtë video është një operacion cezarian dhe mjekët që ndeshen me raste të tilla të rralla thonë se është një prej gjërave më të bukura në botë, sidomos momenti kur i porsalinduri “përpiqet” ta "hapë" vetë qesen për të përshëndetur botën.

Kot nuk thonë që të lindësh me këmishë është ogur i mbarë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI