Flash

Eleminimi i qimeve mbi buzë, maska natyrale

Lapsi.al 20 May 2017
Eleminimi i qimeve mbi buzë, maska natyrale

Dy maska të  thjeshta që do ju ndihmojnë t'i hiqni lehtësisht qimet mbi buzë.

1.Maskë me kafe dhe sodë buke : Ideja e kombinimit të kafesë me sodën e bukës nuk do t’ju entuziazmonte aspak nëse do u kërkohej ta hanit ose pinit, por nuk është e njëjta gjë për fytyrën tuaj. Kjo maskë e veçantë është ndër më efektivet kur bëhet fjalë për eleminimin e pushit dhe qimeve të padëshiruara në fytyrë. Në një enë shtoni 2 lugë gjelle kafe pluhur, 1 lugë çaji sodë buke dhe një lugë gjelle ujë. Përziejini mirë e mirë derisa të krijohet një masë e trashë e cila në pamje të parë i ngjan scrubit të lëkurës. Hapeni nëzonën mbi buzë me kujdes dhe pasi të veprojë për disa minuta, filloni ta hiqni me anë të një spatulae në anën e kundërt të qimeve. Pasi të lani fytyrën do të vini re ndryshimet e para. Mjafton ta përdorni 2-3 herë në javë dhe qimet tuaja do të zhduken ploëtsisht.
2.Maskë me miell misri dhe vezë: Me siguri keni dëgjuar për recetën klasike me shqer dhe të bardhë veze që përdornin mamatë dhe gjyshet, por na besoni,kjo maskë është ajo që kërkoni prej kohësh. Përveç se eleminon qimet me gjithë rrënjë, shërben gjithashtu si një scrub natyral që heq qelizat e vdekura dhe i jep fytyrës një ndjenjë freskie. Në një enë qelqi shtoni një kokërr veze dhe rriheni me pirun, më pas shtoni 2 lugë gjelle miell misri dhe përziejini derisa të formohet një masë homogjene. Përdoreni mbi mbzuë dhe lëreni të thahet për pak minuta. Më pas hiqni nga lëkurë me anë të masazheve rrethore. Kur të lani fytyrën do të vini re se maska ka funksionuar vërtetë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI