Flash

5 mënyra natyrale si të parandaloni yndyrën e flokëve

Lapsi.al 24 May 2017
5 mënyra natyrale si të parandaloni yndyrën e flokëve

Flokët e yndyrshëm kërkojnë të njëjtin kujdes specifik si lëkura. Sidomos kur ke 12 orë me flokë të lara dhe të tjerët të mendojnë se keni 3 ditë pa u larë.

Është yndyra ajo që ushqen flokët dhe i jep shkëlqim, e po ajo u merr volumin. Nëse keni flokë të yndyrshëm, specialistët ndalojnë trajtimet me keratinë, pasi kjo e fundit i yndyros së tepërmi.

Përdorni shampo(volumoz) që t’u shtojnë volumin flokëve tuaja. Ajo do të zhveshë rrënjët e flokëve nga vaji i tepërt duke i lënë flokët të thata dhe me volum.

Nëse përdorni balsam, përdoreni vetëm për majat e flokëve. Për të parandaluar prodhimin e yndyrës mund të përdorni gjithashtu shampo të thatë e cila aplikohet pa ujë dhe thith yndyrën e tepërt. Kjo shampo i ngjason pudrës së bebes dhe mund të gjendet në çdo dyqan. Përpiquni t’i prekni sa më rrallë flokët pasi prekja stimulon gjendrat e yndyrës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI