Flash

Zakonet mbeten zakone! Babai refuzon të shohë vajzën edhe pse kanë kaluar 15 vite (Video)

Lapsi.al 27 February 2017
Zakonet mbeten zakone! Babai refuzon të shohë vajzën edhe pse

“E Diela Shqiptare” që vjen në ekranin e Televizionit Klan çdo të diel, solli në rubrikën “Ka një mesazh për ty” historinë e një vajze me babain e saj, të cilët kanë humbur 15 vite nga jeta e tyre pa u takuar, për shkak të një zakoni në një fshat të Tropojës. Vitoria na rrëfen historinë e saj në studio dhe ka ardhur për t’i kërkuar falje të atit, pasi i ka thyer zemrën.

“Unë kam 15 vite që jam martuar dhe nuk shkoj tek familja sepse kam marrë burrin me dëshirën time dhe familja ime nuk e donte. Ne kemi qenë komshinj, pra jemi lindur dhe rritur aty dhe mbajmë të njejtin mbiemër. Arsyeja që babait tim nuk ka pëlqyer kjo lidhje e imja është se jemi rritur në një vend, pasi tradita e zonës së Tropojës kështu e ka.”

Ajo më pas rrëfen në studio për njohjen me bashkëshortin e saj. Që në moshë të vogël ajo u dashurua me djalin e lagjes dhe për një kohë shumë të gjatë e kanë mbajtur të fshehtë dashurinë e tyre. Papritur një ditë u larguan nga shtëpia dhe erdhën në Tiranë. Nga kjo dashuri lindi një djalë, por kanë kaluar kaq vite dhe prindërit e Vitores ende nuk e kanë parë djalin 8 vjeçar. Ajo kurrë nuk e ka marrë guximin që të shkoj të takoj me babain e saj gjatë këtyre viteve. Pas dy viteve që u largua nga shtëpia lidhi sërish kontaktet me familjen dhe personi i parë ishte nëna, të cilën prej gjashtë muajsh nuk e ka më, pasi ka ndërruar jetë.

“E kam takuar në qytet në Bajram Curri, fshehurazi babit. Ajo më pranoi për këtë lidhje, por kishte drikë babin.”

Kur në jetë erdhi djali i Vitores, asnjë nga familjarët e saj nuk ishin të pranishëm për t’i qëndruar pranë në momentet më të bukura të jetës. Ata e kanë marrë vesh kur vetë Vitorja i ka njoftuar nëpërmjet telefonit, që është bërë me djalë. Gjatë këtyre 15 viteve në familjen kur Vitorja është lindur dhe rritur deri në moshën 16 vjeçare kanë ndodhur shumë gëzime ku vëllezërit dhe motrat e saj janë martuar dhe ajo nuk ka mundur dot të gëzojë bashkë me to. Ajo nuk ka mundur të jetë as edhe në ceremoninë mortore të nënës, për ta përcjellë drejt banesës së fundit. Një kalvar mundimesh e kanë mbërthyer Vitoren gjatë këtyre 15 viteve edhe pse me Kujtimin, bashkëshortin e saj ka një marrëdhënie të shkëqyer, por prindi kurrë nuk mund të harrohet pavarësisht zgjedhjeve që bëjmë në jetë.

Ajo kërkon babain, që ta fali dhe e pranon që ia ka thyer zemrën, por dashuria për të është shumë e madhe. Janë 15 vite që nuk kanë asnjë kontakt me njëri – tjetrin vetëm për shkak të zakonit, që Vitorja e theu. Çdo ditë e më tepër ia ndjen mugesën saqë edhe në gjumin e trazuar e sheh nëpër ëndrra, por ai edhe aty i largohet. Ajo zgjodhi këtë format si formën më të mirë për ta parë babain e saj, për ta përqafuar, për t’i kërkuar falje për “rregullin që theu”, për t’i thënë se sa shumë e do, por Martini zgjodhi të mos ishte i pranishëm në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Njëlloj si përpara 15 vitesh, Vitorja gjendet sërish e vetme edhe pse e hodhi hapin e parë për tu pajtuar me babanë. / tvklan.al

Të këshilluara

Shkrepje në çastet e fundit! (Foto)

Kjo galeri është e veçantë pasi të gjitha fotot janë të shkrepura para se një katastrofë të ndodhë. Nuk dihet çfarë ka ndodhur pas këtij momenti por që janë ...

13:14

Veshjet në tapetin e kuq të Oscarit!(FOTO)

Shpeshherë veshjet kanë mbetur në mendje dhe kanë dalluar më shumë se vetë rolet që kanë luajtur. Shtëpitë më të mëdhaja të modës, stilistët më të njohu...

10:50

Pse Oscar ka humbur magjinë e tij?!

  Ngjarja më madhështore në Hollywood, që kushton miliona dollarë dhe muaj të tërë përgatitje, pritet me padurim nga audienca më së shumti për të dëshmu...

09:53

Oscar 2017, lista e plotë e fituesve!(FOTO)

Edicioni i 89-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” ka përfunduar, duke vlerësuar në 24 kategori filmat më të mirë të 2016-ës.  Lista e fituesve...

09:41

Vendet ku femrat tradhtojnë më shumë

Në bazë të dhënave të marra nga anketat dhe nga vendet e ndryshme, është bërë lista e vendeve me partnerët e dashurisë që tradhtojnë më shumë. Organizata për an...

21:37

Shenja më romantike e Horoskopit

Ekspertët shtojnë se shenjat e ujit janë emocionale dhe e kanë të zhvilluar intuitën. Shenjat e tjera janë romantike,sipas mënyrës së tyre, por gaforrja është m...

21:21

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI