Flash

Momentet më të sikletshme në ndarjen e cmimeve Oscar!

Lapsi.al 27 February 2017
Momentet më të sikletshme në ndarjen e  cmimeve Oscar!

Te gjithë e dimë se asgjë nuk mund të jetë perfekte. Madje, as eventi më i madh kinamatografik nuk bën përjashtim, sepse në fund të fundit, edhe yjet e tapetit të kuq janë njerëz, si të gjithë ne.

Në 89 vjet histori, padyshim që mbrëmja e çmimeve ka patur momentet e saj të sikletshme. Po ju rikujtojmë disa prej tyre.

1- Gjatë Oscarit të mbajtur në vitin 2013, Lawrence rrëmbeu çmimin “Aktorja më e mirë”, për rolin tek “Silver Linings Playbook”. E veshur me një fustan të bardhë Dior, aktorja është penguar teksa ngjitej për në skenë. Për të minimizuar sikletin e saj, moderatori menjëherë nxitoi që ti gjendej pranë.

2 -E nominuar për herë të parë në vitin 2000, Jolie i shokoi gjithë të pranishmit kur papritur puthi të vëllanë, Jamie Haven, i cili e shoqëronte në tapetin e kuq. Më pas, kur ajo fitoi çmimin e "Aktores më të mirë joprotagoniste" për filmin “Girl Interrupted”, në fjalën e saj, ajo tregoi edhe dashurinë për të. Sigurisht nuk munguan thashethemet e një lidhjeje të mundshme midis tyre, por më pas, gjithçka u sqarua. 

3-Ylli i kinemasë duket se është mësuar me momentet e sikletshme në tapetin e kuq. Në Oscarin e 2012-ës, këmba e djathtë e Jolie-s u kthye në një trend për rrjetet sociale. Pas kësaj, të gjitha vajzat që kishin veshur një fustan me prerje të tillë, kujtojnë këmbën e saj për të pozuar me kujdes.

4-Vitin e kaluar, rrëmbeu çmimin “Kënga origjinale më e mirë”, për “Writing’s on the Wall". Në fjalën e tij, ai u shpreh se ndihej shumë i emocionuar të ishtë mashkulli i parë gay që fitonte një Oscar. Por ishte gabim, para tij kanë qenë shumë të tjerë.

5-Të ftuar për të drejtuar eventin e madh të 2011-ës, Anne  Hathaway dhe James Franco nuk kishin aspak kimi mes tyre, siç duhet për një dyshe që prezanton çmimet Oscar. Ndërkohë që aktorja përpiqej shumë për të dhënë më të mirën e saj, nga ana e kolegut, nuk u pa në asnjë moment një përpjekje e tillë.

-Në vitin 1998, regjisori i “Titanic” u shpall 'Regjisori më i mirë'. Në fjalimin e tij, në emocion e sipër, përfundoi përshëndetjen e tij më fjalët: “I am the king of the world! Woo!”. Ky u komentua momenti më qesharak i mbrëmjes dhe që prej atij viti, Cameron nuk ka marrë asnjë tjetër Oscar.

E sigurisht momenti më i sikletshëm mbrëmjen e djeshme të Oscar 2017 ishtë kur “La La Land”, gabimisht mori çmimin e 'Filmit më të mirë', kur në fakt, trofeu ishtë për “Moonlight”. Reagimi i aktores protagoniste, Emma Stone po bën xhiron e botës, edhe pse ajo sqaroi se “Moonlight” e meritonte plotësisht çmimin.

Të këshilluara

Veshjet në tapetin e kuq të Oscarit!(FOTO)

Shpeshherë veshjet kanë mbetur në mendje dhe kanë dalluar më shumë se vetë rolet që kanë luajtur. Shtëpitë më të mëdhaja të modës, stilistët më të njohu...

10:50

Pse Oscar ka humbur magjinë e tij?!

  Ngjarja më madhështore në Hollywood, që kushton miliona dollarë dhe muaj të tërë përgatitje, pritet me padurim nga audienca më së shumti për të dëshmu...

09:53

Oscar 2017, lista e plotë e fituesve!(FOTO)

Edicioni i 89-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” ka përfunduar, duke vlerësuar në 24 kategori filmat më të mirë të 2016-ës.  Lista e fituesve...

09:41

Vendet ku femrat tradhtojnë më shumë

Në bazë të dhënave të marra nga anketat dhe nga vendet e ndryshme, është bërë lista e vendeve me partnerët e dashurisë që tradhtojnë më shumë. Organizata për an...

21:37

Shenja më romantike e Horoskopit

Ekspertët shtojnë se shenjat e ujit janë emocionale dhe e kanë të zhvilluar intuitën. Shenjat e tjera janë romantike,sipas mënyrës së tyre, por gaforrja është m...

21:21

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI