Si gjithmonë nata e Oscar ka surpriza. Edhe kësaj radhe ndraja me e rëndvsishme e çmimeve të Holliwoodit, nuk i ka shpëtuar rregullit. Jo për çmimet e shumta që mori (gjashtë) "Lala land", jo se filmi më i mirë u shpall MoonLight, por edhe sepse për herë të parë një aktor musliman ngren statujën dhe për ironinë me presidentin Trump që pershkroi nga fillimi ne fund ceremoninë.
Ngatëresa e paqëllimtë
Nuk e dimë nëse ka qenë apo jo e qëllimshme, por fillimisht fitues i çmimit ‘Filmi më i Mirë’ u shpall 'La La Land'. Aktorët Warren Beatty dhe Faye Dunaway u ngjitën në skenë për të lexuar zarfin ku ishte shënuar emri i filmit fitues, por rezultoi se në dorë ishte zarfi i gabuar, ku qëndronte emri i ‘Aktores më të Mirë’. Emma Stone – La La Land shkruhej në copën e letrës, duke ngatërruar të dy aktorët, që e shpallën si filmin fitues..

Pak minta më pas me ndërhyrjen e kastit të La La Land që vunë re se diçka nuk shkonte në letrën që mbanin në dorë, çmimi i madh iu dorëzua “Moonlight”

Për herë të parë një musliman
Mahershala Ali ka fituar çmimin si “Aktori më i mirë në rol jo-protagonist” me interpretimin e tij si Barry Jenkins në dramën “Moonlight”.
“Moonlight” flet për një djalë të quajtur Chiron, të cilin e shohim në film të kalojë në tre faza të jetës së tij. Ali luan rolin e Juan-it, një shpërndarës droge që zotohet të mbrojë Chiron-in nga abuzimi i së ëmës.

Aktori që prej disa ditësh është bërë baba për herë të parë, e mori çmimin nga fituesja e vitit të kaluar, Alicia Vikander. “Kam patur kaq shumë mësues të mirë gjatë jetës time dhe e vetmja gjë që ma thoshin vazhdimisht ishte se nuk bëhet fjalë për ty, por për personazhet. Je në shërbim të këtyre historive dhe këtyre personazheve. Dhe jam kaq e nderuar që e kisha mundësinë për ta bërë këtë,” përfundoi Ali, i pasuar nga duartrokitjet dhe brohorimat e publikut.
Një ceremoni anti Trump
Nuk mungoi as politika as në këtë ceremony të çmimeve Oscar.
Prezantuesi Jimmy Kimmel e nisi me provokim prezantimin kur tha se tashmë po na shohin 225 vende të botës, të cilat të gjitha na urrejnë. Dukshëm ai thumboi presidentin amerikan, por kulmin e arriti në momentin kur i’u referua aktores Meryl Streep.
Në të gjithë fjalimin që i dedikoi Streep, Jimmy u mundua të vendoste në lojë dhe të ironizonte Donald Trump kur e quajti aktoren të mbivlerësuar.

”Një aktore që i ka mbijetuar kohës për performancat e saj frymëzuese dhe të mbivlerësuara është Meryl Steeep. Ajo sot merr nominimin e saj të 20-të, por nuk e meriton. Madje ne ia kemi shkruar emrin kot në listë, sepse ajo nuk e meriton. Meqë ra fjala, fustanin e ke shumë të bukur. Çfarë marke është? Ivanka Trump?”
Më pas Kimmel u kërkoi të gjitha mediave më të rëndësishme në vend që të largoheshin nga salla, në shenjë ironie ndaj veprimit të presidentit amerikan. “Ne nuk i tolerojmë lajmet false”, tha Kimmel.
Edhe aktori Gael García Bernal mbajti nje fjalim anti-Trump dhe kundër murit që do të ndërtojë presidenti i ShBA. Ne udhëtojmë kudo nëpër botë ne tregojmë histori dhe nuk duam të jemi të ndrë tha ai. "Si Meksikan, si lationo amerikan,, si punetor emigrant dhe si qeni njerëzore unë jam kundër çdo forme muri që do të na ndajë, vazhdoi.
Shumë nga yjet kanë vendosur tv mbajnë njv simbol blu ne fustanet e tyre te zgjedhur si shenje pakënaqvsie ndaj politikave anti emigracion të presidentit Trump...Ruth Negga, Lin-Manuel Miranda, Karlie Kloss dhe aktore të tjera kane vendosur të mbajnë shenjen e «American Civil Liberties Union» per tv shprehur protestën e tyre.
Lista e fituesve
Edicioni i 89-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” ka përfunduar, duke vlerësuar në 24 kategori filmat më të mirë të 2016-ës.
1. Aktori më i mirë në rol jo-protagonist:
Mahershala Ali për rolin e tij në filmin “Moonlight”.
2. Aktori më i mirë protagonist:
Casey Affleck - "Manchester by the Sea".
3. Aktorja më e mirë protagoniste:
Emma Stone - "La La Land"
4. Aktorja më e mirë në rol jo-protagonist:
Viola Davis në filmin "Fences".
5. Filmi më i mirë i animuar:
"Zootopia" nga Byron Howard dhe Rich Moore.
6. Kinematografia më e mirë:
Linus Sandgren "La La land"
7. Kostumografia më e mirë:
Collen Atwood në filmin "Fantastic Beasts".
8. Regjisori më i mirë:
Damien Chazelle / "La La Land".

9. Dokumentari më i mirë:
O.J: Made in America
10. Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër:
"The White Helmets" nga Orlando von Einsiedel dhe Joanna Natasegara.
11. Montazhi më i mirë:
John Gilbert në filmin "Hacksaw Ridge".
12. Filmi më i mirë i huaj:
"The Salesman" nga Adghar Farhadi.
13. Artisti më i mirë i makeup-it dhe flokëve:
Giorgo Gregorini, Alessandro Bertolazzi, Christopher Allen Nelson për kurimin e personazheve në filmin "Suicide Squad".

14. Kënga origjinale më e mirë:
City of Stars - "La La Land"
15. Kompozimi muzikor më i mirë:
"La La Land"
16. Produksioni më i mirë:
David Wasco dhe Sandy Reynolds-Wasco me "La La Land"
17. Filmi i animuar me metrazh të shkurtër më i mirë:
"Piper" nga Alan Barillaro.
18. Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër:
"Sing" nga Kristóf Deák dhe Anna Udvardy.
19. Editimi më i mirë muzikor:
Sylvain Bellemare në filmin "Arrival".
20. Miksimi më i mirë muzikor:
Kevin O'Connell, Andy Wright, Peter Grace, Robert Mackenzie në filmin "Hacksaw Ridge"

21. Efektet më të mira vizuale:
"The Jungle Book"
22. Skenari më i mirë i përshtatur:
"Moonlight" nga Berry Jenkins.
23. Skenari më i mirë origjinal:
"Manchester by the Sea" - Kenneth Lonergan.
24. Filmi më i mirë:
"Moonlight"







