Flash

Zbuloni nga ”Harta” e fytyrës, se çfarë problemi keni në trup (pjesët delikate)

Lapsi.al 25 February 2017
Zbuloni nga ”Harta” e fytyrës, se çfarë problemi

Lëkura është një nga pjesët e para të trupit që shfaq simptoma kur diçka nuk shkon mirë me trupin tuaj, sidomos lëkura e fytyrës.

Sipas mjekësisë kineze, çdo pjesë e fytyrës përfaqëson një organ të caktuar në trup. Shenjat janë: aknet, puçrrat, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, skuqjet etj.

Balli: Fshikëza e urinës dhe zorra e hollë

Shkaktari: Konsumimi i tepërt i yndyrës, ushqimeve të përpunuara, alkoolit, sheqerit dhe qëndrimi deri natën vonë mund të shkaktojnë vështirësi në procesin e tretjes.

 Kura: Ushqime të freskëta, shumë ujë, konsumim të moderuar të alkoolit dhe fjetje në orën e duhur.

Mes vetullave: mëlçia

Shkaktari: Stomaku mund të jetë duke funksionuar më shumë se ç’duhet, pasi keni ngrënë shumë dhe mund të jeni alergjik ndaj disa ingredientëve.

Kura: Rekomandohet që të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, të merrni ajër të p1astër, të bëni ushtrime fizike etj.

Harku poshtë syve: veshkat

Shkaktari: Konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanit, qarkullimi i keq, zemër të dobët. Kura: Duhet të konsumoni shumë ujë dhe të ulni nivelin e kafeinës, pijeve të sheqerosura dhe alkoolit. Shikoni nëse jeni të dehidratuar.

Hunda: Zemra

Shkaktari: Dhomat e mbyllura, ajri i ndotur, gazrat, stomaku i fryrë, qarkullimi i keq i gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë disa probleme në këtë pjesë të fytyrës.

Kura: Kontrolloni tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Çaji jeshil organik mund t’ju ndihmojë në nxjerrjen jashtë të toksinave.

Pjesa e sipërme e faqeve: mushkëritë

Shkaktari: Astma, duhani, ndotja e ajrit.

Mund të shkaktojnë edhe qeska të zeza poshtë syve.

Kura: Qëndroni larg ajrit të ndotur dhe duhanit. Kryeni edhe sa më shumë aktivitete fizike.

Faqet: Mushkëritë dhe Veshkat.

Shkaktari: Duhani, stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i tepërt i sheqerit.

Kura: Mos konsumoni ushqime të pashëndetshme dhe përdorni produkte kozmetike të cilësisë së mirë.

Goja dhe mjekra: stomaku

Shkaktari: Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, dhe simulantët si kafeina dhe alkooli. Qëndrimi deri natën vonë dhe stresi mund të shkaktojnë mosbalancim.

Kura: Nisni një dietë që ju ndihmon në balancimin e trupit. Konsumoni sa më shumë ushqime. Nëse problemet vazhdojnë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Nofulla dhe qafa: Hormonet

Shkaktari: Konsumimi i tepërt ushqimeve të kripura, erëzave, kafeinës dhe mungesa ujit.

Kura: Konsumoni më pak nga këto ushqime dhe pini sa më shumë ujë. Burimi: Holistic Living Tips / http://shendeti.com.al/

Të këshilluara

FOTO/ Modelja suedeze që po çmend pasarelat

Emri i saj është Ines Helene,vetëm 24 vjeç dhe ka lindur në Suedi. Por bukuroshja ka vendosur të lërë atdheun e saj dhe është zhvendosur në Londër për të studiu...

20:05

Pesë gjërat që bëni gabim në dush (Foto)

Besoni ose jo vendi që ju bëni dush është mjaft i rrezikshëm. Prandaj në këtë artikull do të fokusohemi në gabimet që bën gjithsecili nga ne kur është duke bërë...

18:19

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI