Flash

Ky është detaji acarues i çdo shenjë e horoskopit!

Lapsi.al 18 February 2017
Ky është detaji acarues i çdo shenjë e horoskopit!

Nëse dikush ka nga këto gjëra acaruese që ju kategorikisht nuk i duroni dot, jeni në kohë për të mos u njohur me këtë shenjë horoskopi! Se cilat janë gjërat acaruese të gjithsecilit,  do t’jua tregojmë më poshtë:

DASHI

Dashi është një shenjë që mund të bëhet ekstremisht dominuese. Ata e konsiderojnë veten qendrën e universit dhe e gjitha bota rrotullohet rreth atyre. Ata duan të flasin dhe duan të dëgjohen. Por kjo i bën që të jenë shumë egoistë, deri në një pikë që bëhet vërtet acaruese.

DEMI

Demi nuk e çan aspak kokën për asgjë! Edhe pse me raste mund të jetë një vlerë e shtuar për ta dhe për qetësinë e tyre personale, shumicën e rasteve kthehet në acaruese për të tjerët, të cilët janë të përpiktë, shqetësohen dhe duan t’i kenë gjërat në vijë që më përpara. Demat janë moskokëçarës dhe asgjë dhe asnjë në këtë botë nuk ua ndryshon dot mendjen dhe këtë stil jetese.

BINJAKËT

E keni parasysh personin që bën plane dhe i anulon në moment të fundit? Epo, shikoni ditëlindjen sepse me shumë mundësi është një Binjak. Binjakët nuk e ndajnë dot mendjen plotësisht për diçka dhe janë gjithnjë të lëkundur. Gjithashtu vëmendja e tyre nuk qëndron në një vend për shumë kohë, kjo i bën acarues në një lidhje.

GAFORRJA

Gaforret janë shenja më “me hënë”’ e zodiakut. Ata e ndryshojnë gjendjen e tyre në një fraksion sekonde, aq sa të tjerët që janë pranë nuk dinë si të sillen. Ata gjithashtu janë tejet emocionalë dhe nëse ju i prekni në “thembër” me shumë mundësi ata do të kthehen në përbindësha, madje menjëherë.

LUANI

Shumë krenarë dhe të vendosur mund të arrini ta dalloni një Luan shumë thjesht në një dhomë plot me njerëz. Luani është ai që është duke bërtitur më shumë, duke marrë gjithë vëmendjen dhe duke ndezur atmosferën. Edhe pse janë liderë të lindur, shumë herë ata nuk njohin sensin e masës. Nuk lodhen kurrë së foluri dhe së qeni të tillë, aq sa bëhen shumë herë të bezdisshëm.

VIRGJËRESHA

Ju keni një pikë mikroskopike njolle në bluzën tuaj dhe gjejeni pak kush do ta identifikojë duke qenë 10 metra larg jush? Një Virgjëreshë. Kjo shenjë është mjaft kritikuese jo vetëm te të tjerët por edhe te vetja. Kjo i bën vërtet acarues te të tjerët që as nuk duan dhe as nuk synojnë të jenë perfektë.

PESHORJA

Peshoret vdesin që të dashurojnë. Ato janë gjithnjë në kërkim të dikujt që t’i dojë dhe t’i mbështesë. Duan të kenë shoqëri me sa më shumë njerëz dhe përpiqen t’i ndihmojnë të gjithë. E keqja është se shumë herë kjo natyrë e tyre konceptohet sikur ata janë të dëshpëruar, ndaj dhe bëhen kaq të mirë.

AKREPI

Akrepat janë njerëz shumë kalkulatorë. Ata mund të duken shumë naivë në sipërfaqe, por në fakt janë shumë të fortë, aspak të ndjeshëm dhe nuk ua hedh dot. Kjo i bën që të jenë edhe manipuluesit më të mëdhenj të zodiakut.

SHIGJETARI

Të lindurit e dhjetorit kanë buzëqeshjen më të madhe në fytyrat e tyre. Duhet shumë pak për t’i bërë ata të qeshin e të jenë të lumtur, por aq të mirë sa mund të jenë, Shigjetarët dinë të të thyejnë zemrën në mënyrën më të keqe nëse duan.

BRICJAPI

Bricjapët janë shumë të turpshëm. Kjo i bën ata që shumë herë të keqkuptohen te të tjerët si dhe me natyrën e tyre shumë diskrete i bën njerëzit të largohen padashur. Kështu Bricjapit i krijohet ideja se s’janë mjaftueshëm të mirë, por kjo nuk është aspak e vërtetë.

UJORI

Ujorët janë shumë ëndërrimtarë. Ata mund të jenë në një grup me njerëz fizikisht, por me mendje janë diku shumë larg. Kjo mund të kthehet në shumë acaruese, sidomos kur je duke i folur për diçka të rëndësishme dhe ata as që nuk e kanë mendjen fare.

PESHQIT

Peshqit krijojnë një botë të tyre, kjo është një veçori që e zotërojnë më së miri. Bëni mirë të mos i ktheni me këmbë në tokë sepse nxehen shumë keq.

Të këshilluara

Kukullat që duhen shkatërruar në Gjermani!

Brenda këtyre lodrave është montuar një software, i quajtur “My Friend Cayla”, i cili dyshohet se është hack-uar nga persona dhe organizata të paidentifikuara d...

13:13

Cfarë përfitojmë nga konsumimi i birrës!

Kur dëgjojmë fjalën “birrë” na vjen në mendja pija alkoolike, ngjyrë ari, e cila arrin të na freskojë ditët e netët e verës. Përveç kënaqësisë që mund të sje...

13:04

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI