Flash

Përse Melani nuk është Jackie, dhe nuk do të jetë!

Lapsi.al 18 February 2017
Përse Melani nuk është Jackie, dhe nuk do të jetë!

Lereni fustanin e inaugurimit (ai nuk ka lidhje fare), përqendrohuni tek fjalët që Mrs. Trump shqiptoi në vitin e largët 1999: «Po të shkelja në Shtëpinë e Bardhë, do isha një First Lady tradicionale, si Zonja Kennedy», dhe zbuloni se përse nuk mund të jetë as një kopje e shëmtuar e saj

Nga Guia Soncini për Vanitty Fair

A mund të ekzistojë një Jackie Kennedy në epokën e internetit? Nëse çdo ngërdheshje e jotja bëhet virale, çdo reagim lexohet me lupë nga specialistët e rrjeteve sociale, çdo buzëqeshje e dyshuar analizohet deri në sfilitje në YouTube, a mund të jesh dot ikona e përsosmërisë? Të arrish të jesh personifikimi i të gjitha Zonjave të Para, të gjitha zonja të ardhura nga familje të mira, që gjitha atyre që synojnë të mbeten dinjitoze, pavarësisht nëse jeta i vendos para provash aspak të thjeshta të tipit: je ulur pranë burrit tënd, në sytë e gjithë botës, ndërkohë që dikush i hedh atij trutë në erë?

Më falni nëse kaloj në konkluzion para se të zhvilloj arsyetimin, por më duket se konkluzioni është premisë e domosdoshme: cili është imazhi më i famshëm i Jacqueline Bouvier Kennedy Onassis? Nuk është ai i inaugurimit të bashkëshortit John, me pallton pastel, që sipas vëzhguesve më sipërfaqësorë, Melania e ka kopjuar në inaugurimin e Donald Trump. Nuk është ai,  që në funeralin e John, i qëndron pranë të birit trevjeçar, i cili i bën përshëndetjen ushtarake arkivolit të të atit. Nuk është as ai i lakuriqti duke marrë diell në ishullin e Aristotele Onassis, burrit të saj të dytë. Dhe nuk është as ndonjë nga ata të Kaprit apo vendeve të tjera të pushimit, që i bëri të mendojnë gjeneratave të grave se ekziston një lloj sforcimi që të bën të dukesh shumë mirë nga jashtë edhe atëherë kur nuk ke ndonjë arsye për të qenë ë lumtur. Imazhi më i famshëm i Jacqueline-s është ai më pak eleganti: e zvarritur, në përpjekje për t’u shpëtuar plumbave, e tmerruar nga copat e trurit të të shoqit mbi kofanon e makinës, një sekondë pas atentatit.

 

Mendoni sot për atë xhirim televiziv. Mendoni për shpejtësinë me të cilën do të ishte shtrembëruar, copëtuar, tallur, bërë slogane, përdorur në kombinimet më të këqija me ndonjë muzikë joharmonike dhe acaruese. Mendoni për Jacqueline-n me kostumin rozë të njollosur me gjak në epokën e ironisë kolektive. Sigurisht që nuk mund të ketë më kurrë një Jackie!

Të këshilluara

Kukullat që duhen shkatërruar në Gjermani!

Brenda këtyre lodrave është montuar një software, i quajtur “My Friend Cayla”, i cili dyshohet se është hack-uar nga persona dhe organizata të paidentifikuara d...

13:13

Cfarë përfitojmë nga konsumimi i birrës!

Kur dëgjojmë fjalën “birrë” na vjen në mendja pija alkoolike, ngjyrë ari, e cila arrin të na freskojë ditët e netët e verës. Përveç kënaqësisë që mund të sje...

13:04

Christian Dior krijon New Look!(FOTO)

Sfilata pritet me padurim. Ndoshta për shkak të reputacionit dhe të milionave të investitorit të tij kryesor, gjiganti i tekstilit Marcel Boussac. Vendi i preza...

17:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI