Flash

Konsumimi i çokollatës përmirëson funksionimin e trurit

Lapsi.al 18 February 2017
Konsumimi i çokollatës përmirëson funksionimin e trurit

Studimi i publikuar këtë muaj në revistën “Appetite” citonte se memoria dhe të menduarit abstrakt janë përmirësuar në rastet e testuara që kanë konsumuar më tepër çokollatë. 
Studiuesit kanë bërë krahasime midis individëve të cilët kanë konsumuar rrallë ose asnjëherë çokollata, rreth 337 njerëz, dhe atyre që e konsumojnë të paktën një herë në javë, rreth 631 njerëz.
Pjesëmarrësit kanë dhënë rezultate të ndryshme të testit që është bërë në lidhje me trurin, përfshirë këtu kujtesën afatshkurtër, si të kujtuarit se ku janë vendosur sende të ndryshme,  të menduarit në mënyrë abstrakte, vëmendja e kushtuar dhe cikli i funksionimit të memories etj. Ata që kishin konsumuar çokollatë ishin më pak të prekur ndaj tensionit të lartë të gjakut apo ndaj diabetit dhe kishin nivele më të ulëta të glukozës në gjak sesa grupi tjetër i testuar.
Megjithatë, ata rezultonin me nivel të lartë të kolesterolit, duke përfshirë kolesterolin me densitet të ulët lipoprotein që varfëron shëndetin kardiovaskular.
Por ndoshta duhet të presim edhe studime të tjera, pasi ndarja në dy grupe ekstremisht të prera me thikë nuk është e drejtë, sepse ndoshta rezultati do të ndryshonte për dikë që e konsumon çokollatën më rrallë apo më shpesh se rastet në studim.

Të këshilluara

Kukullat që duhen shkatërruar në Gjermani!

Brenda këtyre lodrave është montuar një software, i quajtur “My Friend Cayla”, i cili dyshohet se është hack-uar nga persona dhe organizata të paidentifikuara d...

13:13

Cfarë përfitojmë nga konsumimi i birrës!

Kur dëgjojmë fjalën “birrë” na vjen në mendja pija alkoolike, ngjyrë ari, e cila arrin të na freskojë ditët e netët e verës. Përveç kënaqësisë që mund të sje...

13:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI