Ashtu si kryetari i Partisë që e futi për herë në parlament, Eduard Ndocaj, deputeti i PS -së për Lezhën, ka treguar se ka pasion pikturën. Por së fundi ai ka shfaqur edhe një pasion tjetër, atë për këngën. “Deputeti kaubojs”, siç njihet tani për shkak të kapejes prej kaubojsi që mban, ka postuar një video ku shfaqet duke kënduar në një skenë. Performanca i përket vitit 2012 në Milano, në 100 –vjetorin e pavarësisë, ku ai këndon me çifteli së bashku me vëllezërit Lleshi këngën "Moj Arbëri, moj drita e diellit", një këngë e vëllezërve Lleshi dedikuar Pavarësisë.
"Ndocaj edhe ne version kengetari. Sic e shihni ne kete video me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise duke kenduar bashke me "Vellezerit Lleshi" kengen "Moj Arberi, moj drita e diellit". Nje kenge e "Vellezerve Lleshi" dedikuar Pavaresise. Me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise z. Ndocaj pati organizuar nje mbremje gala ne Milano ku te ftuar ishin mjafr personalitete duke perfshire edhe ambasadorin Neritan Ceka, vice sindaco di Milano dhe Presidente della Camera di Commercio di Milano. Te pranishem ishin mbi 500 te ftuar", shkruan kaubojsi në faqen e tij në Facebook. /Lapsi.al