Flash

Rama takon në mënyrë sekrete krahun e djathtë të Trump/ Merr një tjetër letër

Lapsi.al 14 November 2016
Rama takon në mënyrë sekrete krahun e djathtë të Trump/

Gjatë vizitës në SHBA, Edi Rama, ka takuar në mënyrë sekrete njeriun më të afërt të Trump dhe drejtorin e përgjithshëm të fushatës së tij, Stephen Bannon, me të cilin ka zhvilluar një bisedë që pritej të qe e ashpër, por që në fakt rezultoi shumë konstruktive.

Bannon, 62 vjeçar dhe ish drejtuesi i një portali ultrakonservator Breitbart News, ka dashur në fillim të jetë tejet kritik me ato që Rama pati thënë gjatë fushatës, por ky i fundit ka ditur ta parakalojë shpejt. Ai ka filluar t'i thurrë himne Stephan, duke thënë se në vendin e tij duhet të marrin shembull nga portali Breitbart News që ndihmoi një kandidat të bëhej president.

“Mua të gjithë ata maskarenjtë e portaleve më sulmojnë dhe fabrikojnë lloj- lloj gënjeshtrash që të më prishin me ju. Ata nuk thonë të vërtetën. Ata nuk dinë si funksionon bota. Ata nuk e imagjinojnë që ne do jemi miqtë më të mëdhenj në të ardhmen”, i ka thënë Rama. “ Ja- ka shtuar ai- unë me të vërtetë  i shërbeva përunjësisht Klintonit, por një pragmatist si presidenti juaj nuk ka pse më mban inat për këtë. Madje përkundrazi kjo është një shenjë që edhe Donaldi mund të më marrë me qira si Hillari. Ajo më nxori në CNN, ai mund të më shfaqë kur të dojë në  Fox News. Unë nuk kërkoj para për këtë. Unë nuk jam si ata liderët e korruptuar afrikanë. Unë politikisht vetëm fotografi kërkoj, ose në pamundësi, le të ndërhyjë Donaldi tek ndonjë mik të hap ndonjë ekspozitë. Sepse mua më shumë sesa paratë më intereson fama artistike”.

Vetëm pasi e ka testuar se kryeministri shqiptar nuk kishte ndonjë bindje anti Trump, Bnannon i ka dhënë në dorë kryeministrit tre mesazhet e shkruara të Donaldit:

"I dashur Edi, ashtu sikurse të shkrova edhe letrën e parë, ti nga sot je miku im i vetëm në Shqipëri. Mos kujto se do dëgjoj pallavrat e atij horrit Sali Berishës, që gjithashtu paguante Hillarin përmes Podestës. I di unë këto. Të gjithëve ju ka përdorur ajo zonja, e cila, që kur e turpëroi botërisht i shoqi, ka vetëm një qëllim: të poshtërojë meshkuj të fuqishëm anembanë botës. Ja dhe ty të nxorri në CNN. E mjera, nuk shpresonte se do të fitonte me anë të kësaj. Nuk qe aq e çmendur sa të besonte se ti do të ndryshoje kahun e votave të Amerikës. Donte vetëm të të turpëronte si mashkull. Dhe ia arriti. Të bëri gazin e botës, një lolo të Sorosit.

Po unë tashmë e kam hedhur pas krahëve këtë histori. Ashtu sikurse ke thënë edhe ti në një intervistë, unë nuk jam nga ata tipa që mbajnë inat.

Po të jap fjalën që nuk do të të përdor si lolo. Ashtu si bëri Bushi i riu me Fatos Nanon, që e detyroi t'i shpallte luftë Europës së vjetër, ashtu siç bëri Klintoni me ty.

Rri pa merak për këtë. Vetëm se disa porosi duhet të m'i plotësosh.

E para duhet të heqësh dorë nga lëpirjet për atë Angela Merkelin, e cila edhe pas fitores guxoi të më vinte mua kushte për bashkëpunim. Harroje atë. Boll iu servilose asaj dhe kanakarit të saj Vuçiç.

Tani alenaca jonë e re ka vetëm një qëllim. Të bëjmë për vete Putinin. Vetëm në bashkëpunim me të bota do të bëhet më e mirë.

Prandaj detyra jote është të përdorësh edhe njëherë arsenalin tënd të barcaletave. Kërkoi takim, do të të ndihmojnë edhe diplomatët tanë. Dhe po e arrite, bëje të qeshë. Sa më shumë. Këshilltarët e mij më thonë se ai nuk qesh kollaj. Hyji në zemër. Vetëm një porosi. Duhet të ndërrosh regjistrin e baracaletave. Jo nga ato me komunizëm. Jo nga ato me sigurimsa dhe burra të veshur me kostume teritali. Ti e di të shkuarën e Vladimirit dhe ai mund të mërzitet shumë me të njëjtat gjëra që Angelën e bëjnë për të qeshur.

Meqë erdhëm përsëri te Angela. Më kanë thënë se ti e ke më të lehtë të sharmosh femrat. Sidomos ato pak më në moshë. Dhe shfaq shumë komplekse me burrat e fortë. Por nga eksperienca personale mund të të them se pas çdo burri të tillë qëndron një grua e bukur. Gjeji anën dhe ngrija në qiell atë gjimnasten që Putini e mban të fshehur. Dhuroi ndonjë nga ato pikturat e tua të famshme, lavdia e të cilave ka arritur deri në sallonet e kullës sime në Manhatan. Shërbimet sekrete më kanë thënë që ai vdes për të. Po ia arrite me këtë rrugë, e ke përmbushur misionin. Tentoje dhe nëse e bën, do të hysh në rrethin e miqve të mij të besuar.

I dashur Edi,

Mesazhi im i dytë lidhet përsëri me misionin e afrimit me Putinin. Për të bërë këtë ndoshta duhet të pranosh sakrificën e dhurimit të ndonjë pjese të Kosovës. E di që je në gjendje ta bësh. Sepse e di që ne, si unë dhe si ti, nacionalizmin e përdorim vetëm për vota dhe nuk besojmë tek këto përralla të politikanëve të dy shekujve më parë. Bëje edhe këtë pa hezitim. Bisedoje dhe me Aleksandrin në Beograd. Kështu është e sigurtë që do ta kënaqësh bosin e Kremlinit.

Këta të stafit tim më kanë thënë se edhe një pararadhësi yt që ishte shpallur mbret, i fali disa toka për të qëndruar gjatë në pushtet. Mos ngurro të marrësh edhe këtë vendim nëse të kërkohet. Vendi yt në zemrën time do të jetë më i rëndësishëm sesa vlera e çdo fushe, kodre apo mali të Ballkanit.

I dashur Edi,

Së fundi kam edhe një kërkesë personale. Si dy burra që jemi në martesën e tretë, ti e merr me mend vendin që Melania zë tek unë. Me siguri je i informuar edhe për faktin që ajo vjen nga Ballkani.

Nuk e di por për dreq, disa mikesha të saj ish modele nga gadishulli juaj i ishin mburrur gruas sime për disa punime artistike të tuat që i kishin blerë në një ankand.

Ajo do ishte shumë e lumtur nëse do të kishte një të tillë në koleksionin tonë në apartamentin e Trump Tower.

Kjo do të ishte edhe një simbol i miqësisë sonë i dashur Edi. Por jo vetëm kaq. Unë do ta shihja ata si një simbol se artistët e vërtetë botërorë më përkrahin mua. Le të vazhdojnë ata birbot e Hollywood të bëjnë protesta kundër meje, le të japë shfaqje Madona me ato premtimet me marrje në gojë, unë do t'i them gjithë botës se mua më mbështet Edi Rama.

Duke të falenderuar në avancë, i dashur Edi, shpresoj se do t'i dëgjosh këshillat e mia me të njëjtën devotshmëri që ke ditur t'i shërbesh Hillarit.

I yti,

Donald       

*P.S. letra e pare e Trump per Ramen qe ashtu si dhe e dyta nuk kane asnje lidhje me ngjarje reale: http://www.lapsi.al/node/41215/edit

Të këshilluara

Nard Ndoka: Edi Rama, njeri pa kurajo

Nard Ndoka ka përshendetur fitoren e Donald Trump dhe madje i ka shprehur urimet presidentit të ri. Urimet ia ka përcjellë në Facebook ...

09:58

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI