Në takimet e shumta që kryeministri Edi Rama ka pasur ditët e fundit me banorë të zonave rulade në të katër anët e vendit ka marrë më së shumti një shqetësim. Nëse Rama u fliste për skemat lehtësuese në bujqësi, fshatarët i kërkonin kreut të qeverisë investime në infrastrukturë. Dhe duket se kjo ka një arsye. E gjitha lidhet me kanabisin! Nuk u leverdis që ta transportojnë bimën narkotike me gomarë nga mali në magazina. Duhet edhe infrastrukturë për këtë aktivitet! Nuk dihet çfarë mase do të marrë kreu i qeverisë sapo të shohë këtë foto të postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. E sigurt është që ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë urdhër për identifikimin e njeriut që i duket hija dhe gomarit trafikant. /lapsi.al/