Flash

Çudia, 8-vjeçari nga Shkodra nuk ka identitet!

Lapsi.al 29 October 2016
Çudia, 8-vjeçari nga Shkodra nuk ka identitet!

Përtej vështirësive ekonomike dhe problemeve shëndetësore, sfida më e madhe e Anton Dakaj nga fshati Stom Golem i Komunës Rrethina në Shkodër, është regjistrimi i të birit 8 – vjeçar në Gjendjen Civile.

Situata për këtë kryefamiljar filloi të vështirësohej pas një bashkëjetese të dështuar nga e cila erdhi në jetë Alfonci. Si pasojë e mungesës së kurorëzimit, fëmija i kaloi së ëmës, pavarësisht se askund nuk është regjistruar. 

 

Më pas, Antoni e rriti fëmijën, ndërsa sot ka dy vite që djali i tij ndjek shkollën i paregjistruar. Endrrat e Alfoncit 8-vjeçar janë të mëdha, por e ardhmja e tij nuk dihet, pasi akoma nuk ka fituar identitetin. Kryefamiljari Dakaj e ka të pamundur të hapë një çështje gjyqësore që të verifikojë AND-në, pasi të ardhurat ekonomike të tij janë të pakta. Nga ana tjetër, e ëma e Alfoncit 8-vjeçar është martuar në një shtet tjetër që e bën rrjedhimisht të pamundur kontaktin me të. 

 

Edhe Njësia Administrative Rrethina e ka të pamundur të regjistrojë djalin 8-vjeçar, pavarësisht se ekziston certifikata e tij e lindjes. Gjatë një interviste telefonike, kreu i kësaj njësie administrative Vlash Pjetri i tha Star Plus se institucioni që ai drejton nuk ka të drejtë të regjistrojë fëmijën. Sipas Pjetrit, e vetmja zgjidhje është hapja e një çështjeje gjyqësore. Përballë një situate të tilë, ai që e vuan më tepër këtë situatë të pazgjidhshme është 8-vjeçari Alfonci, i cili nuk dihet se kur do ta fitojë identitetin e munguar.

 

/Star Plus/

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI