Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot në Komisionin e Shëndetësisë për të raportuar për tenderin për check-up. Por kryetarja e Komisionit, demokratja Albana Vokshi e ka akuzuar për korrupsion Beqajn dhe i ka kërkuar dorëheqjen. Ndërsa më pas mbledhja ka degjeneruar në sherr dhe përplasje mes deputeteve femra në komision.
Vokshi: Z.Ministër, sa kontrolle janë bërë në vitin 2015 dhe për sa kontrolle është paguar privati? Dua të di sa milionë euro ose sa miliardë lekë i keni dhënë konçensionarit për xhepin e vet. Me aritmetikën tuaj, jo time!”
(Ndërhyn Kodiana Spahiu e PS)
Vokshi: Aman, Klodi, pusho. Z. ministër, ju lutem ma shpjegoni!
Beqaj: Pyetjeve provokuese për korrupsionin refuzoj t’i përgjigjem!
Spahiu: Ke kaq kohë na cmende.
Vokshi: Je bërë palë me këtë korrupsion.
Spahiu: Po si mund të flasësh kur ke këtu afër.
Vokshi: Po largohu.
Spahiu: Të lutem mos fol 3 minuta.
Vokshi: Debate ka pasur edhe me deputeten Arbiola Halimi.
Spahiu: I shkatërrove njerëzit mi që kanë nevojë.
Vokshi: Mirë të lutem mos qaj aman.
Spahiu: Si mundesh ti të mos merresh me qytetarin që ka nevojë.
Vokshi: Lëri këto vajtime me lot krokodili, bëj pyetjet.
Spahiu: Ti kë vajtuar kot gjithë këto vite, bën sikur të interesojnë shqetësimet e tyre