Gjatë vizitës në ShBA, Edi Rama, ka takuar në mënyrë sekrete njeriun më të afërt të Trump dhe drejtorin e përgjithshëm të fushatës së tij Stephen Bannon, me të cilin ka zhvilluar një bisedë që pritej të qe e ashpër, por që në fakt rrezultoi shumë konstruktive.
Bannon, 62 vjecar dhe ish drejtuesi i një portali ultrakonservator Breitbart News ka dashur në fillim të jetë tejet kritik me ato që Rama pat thënë gjatë fushatës, por ky i fundit ka ditur ta parakalojë shpejt. Ai ka filluar ti thurë hime Stephan, duke thënë se në vendin e tij duhet të marrin shembull nga portali Breitbart News që ndihmoi një kandidat të bëhej president. “Mua të gjithë ata maskarenjtë e portaleve më sulmojnë dhe fabrikojnë lloj lloj gënjeshtarsh që të më prishin me ju. Ata nuk thonë të vërtetën. Ata nuk dinë si funksionon bota. Ata nuk e imagjinojnë që ne do jemi miqtë më të mëdhenj në të ardhmen” ka thënë Rama. “ Ja -ka shtuar ai, -unë me të vërtetë i shërbeva përunjësisht Klintonit, por një pragmatist ti presidenti juaj nuk ka pse më mban inat për këtë. Madje përkundrazi kjo është një shenjë që edhe Donaldi mund të më marrë me qira si Hillari. Ajo më nxori në CNN, ai mund të më shfaqë kur të dojë në në Fox News. Unë nuk kërkoj para për këtë. Unë nuk jam si ata liderët e korruptuar afrikanë. Unë politikisht vetëm fotografi kërkoj, ose në pamundësi le të ndërhyjë Donaldi tek ndonjë mik të hap ndonjë ekspozitë. Sepse mua më shumë sesa paratë më intereson fama artistike”.
Vetëm pasi e ka testuar se kryeministri shqiptar nuk kishte ndonjë bindje anti Trump, Bnannon i ka dhënë në dorë kryeministrit tre mesazhet e shkrura të Donaldit;
I dashur Edi, ashtu sikurse të shkrova edhe letrën e parë, ti nga sot je miku im i vetëm në Shqipëri. Mos kujto se do dëgjoj pallavrat e atij horrit Sali Berishës, që gjithashtu paguante Hillarin përmes Podestës. i di unë këto. Të gjithëve ju ka përdorur ajo zonja e cila, që kur e turpëroi botërisht i shoqi ka vetëm si qëllim: të poshtërojë meshkuj të fuqishëm anembanë botës. Ja dhe ty të nxorri në CNN. E mjera, nuk shpresonte se do të fitonte me anë të kësaj. Nuk qe aq e cmendur ss të besonte se ti do të ndryshoje kahun e votave të Amerikës. Donte vetëm të të turpëronte si mashkull. Dhe ia arriti të bëri gazin e botës, një lolo të Sorosit.
Po unë tashmë e kam hedhur pas krahëve këtë histori. Shtu sikurse ke thënë edhe tin ë një intervistë “Unë nuk jam nga ta tipa që mbajnë inat”.
Po të jap fjalën që nuk do të përdor si lolo. Ash ashtu si Bëri Bushi i riu me Fatos Nanon, që e detyroi ti shpallte luftë Europës së vjetër, asht ashtu sic bëri Klintoni me ty.
Ri pa merak për këtë. Vetëm se disa porosi duhet të mi plotësosh.
E para duhet të heqësh dorë nga lëpirjet për atë Angela Merkelin e cila edhe pas fitores guxoi të më vinte mua kushte për bashkëpunim. Harroje atë. Boll iu servilose asaj, dhe kanakarit të saj Vucic.
Tani alenaca jonë e re ka vetëm një qëllim. Të bëjmë për vete Putinin. Vetëm në bashkëpunim me të bota do të bëhet më e mirë.
Prandaj detyra jote është të vësh edhe njëherë arsenalin tënd të barcaletave. Kërkoi takim do të ndihmojnë edhe diplomatët tanë. Dhe po e arrite bëje të qeshë. Sa më shumë. Këshilltarët e mij më thonë se ai nuk qesh kollaj. Hyji në zemër. Vetëm një porosi. Duhet të ndrosh rrgjistrin e baracaletave. Jo nga ato me komunizëm. Jo nga ato me sigurimsa dhe burra të veshur me kostume teritali. Ti e di të shkuarën e Vladimirit, dhe ai mund të mërzitet shumë me të njëjtat gjëra që Angelën e bëjnë për të qeshur.
Me që erdhëm përsëri te Angela. Më kanë thënë se ti e ke më të lehtë të sharmosh femrat. Sidomos ato më në moshë. Dhe shfaq shumë komplekse me burrat e fortë. Por nga eksperiecna personale mund të të them se pas cdo burri të tillë qëndron një grua e bukur. Gjeji anënën dhe ngriji në qiell atë gjimnasten që mban të fshehur. Dhuroi ndonjë nga ato pikturat e tua të famshme, lavdia e të cilave ka arritur deri në sallonet e kullës sime në manhatan, për të. Shërbimet sekrete më kanë thënë që ai vdes për të. Po ia arrite me këtë rrugë e ke përmbushur misionin. Tentoje nëse e bën do të hysh në rrethin e miqve të mij të besuar.
I dashur Edi,
Mesazhi im i dytë lidhet përsëri me misionin e afrimit me Putinin. Për të bërë këtë ndoshta duhet të pranosh sakrificën e dhurimit të ndonjë pjese të Kosovës. E di që je në gjendje ta bësh. Sepse e di që ne, si unë dhe si ti, nacionalizmin e përdorim vetëm për vota dhe nuk besojme tek këto përralla të politikanëve të dy shekujve më parë. Bëje edhe këtë pa hizitim. Bisedoje dhe me Aleksandrin në Beograd. Kështu është e sigurtë që do ta kënaqësh bosin e Kremlinit.
Këta të stafit tim më kanë thënë, se edhe një pararadhësi yt që ishte shpallur mbret, i fali disa toka për të qëndruar gjatë në pushtet. Mos nguro të marrësh edhe këtë vendim nëse të kërkohet. Vendi yt në zemrën time do të jetë më i rëndësishëm sesa vlera e cdo fushe, kodre apo mali të Ballkanit.
I dashur Edi,
Së fundi kam edhe një kërkesë personale. Si dy burra që jemi në martesën e tretë ti e merr me mend, vendin që Melania zë tek unë. Me siguri i informuar dhe për faktin që ajo vjen nga Ballkani.
Nuk e di por për dreq, disa mikesha të saj ish modele nga gadishulli juaj i ishin mburrur gruas sime për disa punime artistike të tuat që i kishin blerë në një ankand.
Ajo do ishte shumë e lumtur nëse do të kishte një të tillë në koleksionin tonë në apartamentin e Trump Tour.
Kjo do të ishte edhe një siblol i miqësisë sonë i dashur Edi. Por jo vetëm kaq. Unë do ta shihja ata si një symbol se artistët e vërtetë botërorë më përkrahum mua. Le të vazhdojnë ata birbot e Hooliwod të bëjnë protesta kundër meje, le të japë shfaqe Madona me ato premtimet me marrje në gojë, unë do ti them gjithë botës se mua më mbështet Edi Rama.
Duke të falenderuar në avancë, i dashur Edi, shpresoj se do ti dëgjosh këshillat e mia me të njëjtën devotshmëri që ke ditur ti shërbesh Hillarit
I yti
Donald.
*PS letra e pare e Trump per Ramen qe ashtu si dhe e dyta nuk kane asnje lidhje me ngjarjet reale: http://www.lapsi.al/node/41215/edit