Flash

Bebet me tre prindër, specialisti: Një hap revolucionar

Lapsi.al 18 October 2016
Bebet me tre prindër, specialisti: Një hap revolucionar

Teknika që mundëson përdorimin e ADN-së së 3 prindërve është një hap revolucionar sa i përket riprodhimit njerëzor.

 

Kështu thotë mjeku i “New Hope Fertility Center” në Nju Jork John Zhang, i cili pretendon se e ka realizuar me sukses procedurën në Meksikë, 5 muaj më parë.

 

Një çift jordanez ju nënshtrua teknikes që përfshin modifikimin gjenetik të embrionit dhe tani bebja e tyre ka material nga nëna, babai dhe një dhuruese femër. Procedura, e ideuar për të ndihmuar familjet me sëmundje të trashëgueshme e të pashërueshme, është kontroverse pasi nuk aprovohet në SHBA.

 

“Bëhet fjalë për një teknologji të re, e para në historinë e njerëzimit që mundëson lindjen e një njeriu të shëndetshëm nga 2 vezë të rikombinuara me spermën e një personi”.

 

Zhang deklaroi gjatë një konference shkencore se nëna e fëmijës në fjalë, ishte bartëse e sindromës Leigh, një çrregullim fatal i shkaktuar nga mutacionet në ADN mitokondriale, që prek sistemin nervor qendror.

 

Simptomat fillojnë brenda vitit të parë të jetës së fëmijës dhe pas disa vitesh çojnë në vdekje. Gruaja kishte humbur dy fëmijë në të kaluarën, për shkak të sëmundjes. Procedura e shumë diskutuar parashikon ndërhyrjen në procesin e fertilizimit për të zhvendosur mitokondrinë, e cila vepron si një bateri e vogël që gjeneron energji brenda qelizës. ADN-ja mitokondriale është e ndarë nga ADN-ja në bërthamën qelizore dhe nuk prek karakteristika të tilla si flokët, ngjyra e syve, pamja apo karakteristika te personalitetit.

 

Duke qenë se teknika është rreptësishtë e ndaluar në SHBA, Zhang e realizoi atë në një klinikë të Meksikës. Ekspertët presin një rritje të numrit të pacienteve që do të kërkojnë trajtime të tilla dhe shpresojnë që procedura të aprovohet së shpejti edhe në Amerikë, ku shumë kritikë i druhen keqpërdorimit të saj./tch

Të këshilluara

Shenjat se ai ju tradhton

Nëse nuk jeni një çift, nuk jeni të detyruar të jepni shpjegime! Por nëse jeni në atë fazë që po njiheni dhe...

21:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI