Flash

Çfarë të bëni nëse ju çahet prezervativi

Lapsi.al 16 October 2016
Çfarë të bëni nëse ju çahet prezervativi

Nëse prezervativi çahet, qoftë edhe përpara ejakulimit final, marrëdhënia mund të quhet e pambrojtur. Në fakt, lëngjet e prodhuara gjatë fazave fillestare, përmbajnë gjithashtu spermë dhe mikrobe që mund të transmetohen tek partneri. Pra, rreziqet për një shtatzëni të padëshiruar dhe për sëmundje seksualisht të transmetueshme, janë të mundshme.

Si të reagojmë?

Për të limituar rreziqet ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, mos përdorni larës agresiv për vagjinën tuaj. Mjaftohuni vetëm me ujë të vakët. Kujdes! Kjo metodë nuk shmang totalisht mundësinë e infektimit, por ul shanset. Nëse gjaku, sperma ose lëngjet vaginale kanë rënë në kontakt me një plagë, dezinfektoji me alkool dhe betadinë.

Nëse mendoni se ka rrezik potencial për infektim, shkoni brenda 48 orëve në poliklinikën më të afërt. Mjekët specialistë do të të këshillojnë mënyrën më të mirë për te evituar rreziqet e infeksioneve. Më pas, brenda 15 ditëve, duhet të bëni testin e HIV dhe sërish pas 3 muajsh, për të qenë plotësisht të bindur.

Për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar.

Nëse doni të shmangni një shtatzëni, e vetmja mënyrë është marrja e pilulës “së ditës pas” (e këshillueshme brenda 12 orëve të para pas aktit, por mund të ketë efekt edhe pas 72 orësh).

Prezervativ i shpuar

Disa masa që mund të merrni për të shmangur shpimin e prezervativit: Mos e hapni ambalazhin me dhëmbë, gërshërë ose mjete të tjera prerëse.– Mos e prekni me thonj ndërkohë që po e vendosni.– Ndërkohë që e vendosni, mundohuni që të nxirrni jashtë të gjithë ajrin prej tij. Flluskat e ajrit favorizojnë çarjen e tij.– Përdorni lubrifikant me bazë uji mbi prezervativ. Kjo e ul mundësinë që ai të çahet.– Zgjidhni masën e duhur për partnerin tuaj. Një prezervativ shumë i madh, prishet më lehtë.

Të këshilluara

Shenjat se ai ju tradhton

Nëse nuk jeni një çift, nuk jeni të detyruar të jepni shpjegime! Por nëse jeni në atë fazë që po njiheni dhe...

21:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI