Një vit më parë një 18-vjeçare u dashurua me të dashurin e shoqes së ngushtë dhe ia doli që t’i ndante dhe të lidhej vetë me të. Por sot duket se historia është përsëritur por kësaj here ia kanë marrë asaj të dashurin dhe tani vuan për të. Ajo i ka shkruar një letër psikologes së “The Sun” me shpresë se do të marrë një këshillë të vlefshme për ta kthyer djalin pas.
Letra e vajzës
“E dashur psikologe, unë jam një vajzë 18 vjeçe dhe kam një shqetësim dhe një brengë të madhe.
Para një viti unë u dashurova me të dashurin e shoqes sime të ngushtë e poashtu edhe djali me mua. Ai u nda nga shoqja ime dhe ne nisëm një lidhje bashkë. Në fillim çdo gjë ishte shumë e bukur, ne ishim në vitin e fundit gjimnaz dhe kur diskutonim për të ardhmen ai më thoshte se do ta mbajmë lidhjen në distancë nëse shkollat na dilnin në qytete të ndryshme.
Dhe kështu ndodhi, ne filluam universitetin por në shkolla të ndryshme dhe takimet tona ishin të rralla por flisnim mjaft në telefon. Çdo ditë që kalonte filluam të flisnim edhe më pak, deri sa një ditë më tha që ta lija të qetë pasi ishte lidhur. U mërzita shumë për këtë gjë dhe u mundova të flisja me të dhe ta ktheja pas, por ishte e kotë.
Mirëpo akoma dhe më keq ishte kur mësova se ai ishte lidhur me një nga shoqet e mija të ngushta. Nuk di si ta kthej pas, po vuaj shumë”.
Përgjigjja e psikologes
“Mund ta kuptoj se si ndihesh sepse është logjike pas një ndarjeje dhe aq më keq një tradhtie.
Por merre si mësim… ti ia more shoqes tënde në mënyrë të padrejtë dhe tashmë po të ndodh ty e njëjta gjë.
Unë të sugjeroj të ndahesh prej tij dhe të vazhdosh para… koha shëron çdo plagë.”