Flash

E dalloni mesazhin që fshehin këto foto?

Lapsi.al 6 October 2016
E dalloni mesazhin që fshehin këto foto?

Kur një femër e pashme franceze, e cila supozohej të ishte Louise Delage, një modele 25-vjeçare nga Parisi, u shfaq në Instagram në fillim të muajit gusht, ajo mblodhi me shpejtësi më tepër se 50 mijë ndjekës. Falë disa pozave duke u argëtuar në plazh, duke  dalë me miqtë, apo duke bërë pazare, njerëzit filluan të pëlqejnë dhe komentojnë fotot e modeles. Për shumë ndjekës, ajo dukej se ishte një nga ata persona që kanë një jetë perfekte në Instagram.

Por kanë qenë fare të paktë ata që arritën të kuptonin se fotot e modeles, nuk përfaqësonin jetën dhe personin real. Shikojini me vëmendje të gjitha fotot dhe pyesni veten: Çfarë kanë të gjitha foto të përbashkët? Nëse nuk mundeni ta dalloni, në fundi të fotove keni përgjigjen bashkë me arsyen pse dhe atë që ajo përpiqet të arrijë.

E zbuluat?

Në foto ajo shfaqet me një gotë verë në dorë, një kokteil pranë saj, një shishe alkooli që dallohet në çantën e saj. Pra në të gjitha fotot e saj ajo shfaqet me pije alkoolike. 25-vjeçarja është realisht një modele nga Parisi, e cila në fakt është punësuar nga një agjenci parisiene reklamimi, për të përçuar një mesazh mbi varësinë e alkoolit tek të rinjtë. Synimi i “Addict Aide” në fakt ishte që të rrisë kujdesin rreth pijes tek të rinjtë dhe të tërheqë vëmendjen tek fakti se alkoolizmi mund të mos vihet re lehtë. /TCH/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI