Flash

Historia/ “I dashuri im është fantastik, por nuk e lë dot tjetrën”

Lapsi.al 13 October 2016
Historia/ “I dashuri im është fantastik, por nuk e lë dot

Një vajzë e re gjendet përballë një dileme dhe nuk di se si të veprojë për të larguar partneren që i dashuri i saj ka pasur më parë. Ajo i ka nisur një letër psikologes së “The Sun” ku i ka treguar me detaje se cila është situata në të cilën ndodhet.

Letra e vajzës

“Jam 19 vjeçe dhe kam një lidhje prej disa muajsh me një djalë që u dashurova që ditën e parë. Ai është shumë i mirë dhe kujdeset mjaft për mua, por unë nuk e dija që ai kishte edhe një të dashur tjetër.

Kur e zbulova u mërzita shumë, por ai më tha që nuk duhej ta vrisja mendjen pasi do të ndahej prej saj sepse tashmë ishte i dashuruar me mua. Ai duket se më do pasi gjithë kohës është duke folur me mua në telefon dhe me mesazhe, por vazhdon ende të jetë i lidhur me atë vajzën.

Nuk di çfarë të bëj…. kam menduar që të shkoj dhe t’i them vajzës që të ndahet prej tij sepse tani është me mua por kam frikë se do mërzitet i dashuri im dhe do më lerë. A duhet t’ia them këtë ide?”

Përgjigjja e psikologes

“Ti nuk ke pse t’i thuash asgjë vajzës tjetër pasi ky është një vendim që i përket të dashurit tuaj. Nëse ai refuzon ta marrë atëherë je ti ajo që duhet të largohesh nga kjo lidhje. Nuk duhet kurrsesi të lejosh që të tradhtohesh. Nëse djali të do atëherë do të të zgjedhë ty”.

Të këshilluara

Shenjat se ai ju tradhton

Nëse nuk jeni një çift, nuk jeni të detyruar të jepni shpjegime! Por nëse jeni në atë fazë që po njiheni dhe...

21:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI