Flash

Tentativë vrasjeje, se i tha “të dhj*fsha mustaqet”

Lapsi.al 28 September 2016
Tentativë vrasjeje, se i tha “të dhj*fsha mustaqet”

I moshuari tenton të vrasë me thikë 81-vjeçarin, pasi ky i fundit gjatë një debati të çastit mes tyre i ka sharë atij mustaqet. Ngjarja me këtë motiv, në dukje komik, për pak përfundoi tragjikisht pasi 71-vjeçari Dilaver Ibro tentoi të qëllojë me mjet prerës shtetasin me inicialet R.K, raporton TCH. Në njoftimin e dhënë nga ana e Policisë për këtë ngjarje, thuhet se “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dilaver Ibro, 71 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “Uznovë” në vendin e quajtur “Rruga e Liqenit”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta prerëse (nga ato që përdoren për hapjen e shisheve të birrës) shtetasin R.K., 81 vjeç, banues në Berat. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pas marrjes në pyetje të të moshuarit të arrestuar, ai është shprehur se kishte tentuar ta qëllonte bashkëmoshatarin e tij pasi ai gjatë një debati të momentit i kishte thënë atij “të dhjefsha mustaqet”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI